Ministria e Shëndetësisë ka nisur procedurat për një trajtim më të specializuar jashtë Shqipërisë, në Turqi për 17-vjeçaren, Lindita Patokun të diagnostikuar me tumor. Falë reagimit të Ministrisë së Shëndetësisë, familja Patoku është optimiste dhe mirënjohëse për ndihmën. 

Report Tv ka ndjekur hap pas hapi rastin e të resë, nënë e një foshnje 4 muajshe, e cila është në gjendje të rëndë shëndetësore, duke e shoqëruar së pari tek Onkologjiku në QSUT për të marrë dokumentin që përshkruan ecurinë  e sëmundjes dhe më pas në takimin me punonjësit e Ministrisë së Shëndetësisë. 

Çfarë përgjigjesh keni marrë nga Ministria?
"Nga Ministria kam marrë shumë përgjigje të mira, ma dhanë mundësinë për të çuar vajzën jashtë shtetit, në Turqi. Jam në proces të dokumenteve, duke i plotësuar nga mjekët e Spitalit Nënë Tereza" shprehet e ëma.

Edhe Lindita, ka një falenderim për të gjithë ata që ndihmuan, duke e qetësuar dhe lehtësuar nga një prej shqetësimeve. 

"Falënderoj Ministrinë dhe doktorët që po më ndihmojnë mua", falenderon 17 vjeçarja.

Tani mbetet të presim zhvillimin e mëtejshëm të procedurave të këtij rasti. 

Kujtojmë se kushtet ekonomike të familjes Patoku janë të vështira, ndaj për t’i ardhur në ndihmë vajzës 17 vjeçare, pasi duhet të ushqehet shëndetshëm, çdokush mund të kontribuojë duke kontaktuar direkt me ta në numrin e telefonit, 068 42 07 856. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com