Aktivistët e EcoVolis kanë mbjellë afro 10 mijë fidanë pishash në parkun natyror të Lurës. Nën slloganin “lura për të gjithë”, përfaqësues të shoqërisë civile, me iniciativa personale po tentojnë rikthimin e këtij parku në një destinacion turistik.  

Në 25 vite Lura vetë u pre dhe u masakrua. Trupa pishash 100 vjeçarë dergjeshishn si kufomat pas lufte. Vetëm park kombëtar nuk i thoje dot më.

8 muaj më parë nisi fushatën “Të gjithë për Lurën”. Misioni i aktivistëve të mbillnin 5.000 pisha e të rikthenin shpresën për Lurën, një dhurate e natyrës.

Sot të gjithë bashkë arritën të mbjellin 10.000 fidanë. 3 Bashki u bënë bashkë për të mbrojtur Lurën. Ndërkohë që vijon rikonstruksioni i rrugës automobilistike që shkon drejt Lurës. Nga 6 orë që duheshin dikur, sot Lura mbërrihet në më pak se tre orë.

Nga Lura e masakruar, tani duket një rreze shprese, për Lurën e turizmit dhe mrekullisë natyrore.

[gallery]19914[/gallery]