“Shpresoj Shqipërisë t’ia kthej besimin me rezultate”, Reja flet në Itali për kuqezinjtë dhe Hysajn

“Shpresoj Shqipërisë t’ia kthej besimin me rezultate”, Reja flet në Itali për kuqezinjtë dhe Hysajn

“Shpresoj Shqipërisë t’ia kthej besimin me rezultate,”- ky është synimi që ka bërë Edy Reja-n të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare. Trajneri 73-vjeçar në një intervistë për mediat italiane rrëëfen zgjedhjen e tij për të drejtuar kuqezinjtë si dhe disa çështje të tjera duke përfshirë edhe atë të Elseid Hysajt.

Në intervistën për “corriera della sport” Reja e nis duke folur për aventurën e tij të re në Tiranë: “Të trajnoj ekipe më bën të ndihem më i mirë, është mirë për shëndetin dhe më jep kënaqësi. Propozimi i papritur i Shqipërisë ishte vlerësim për ato pak gjëra që kam bërë. Shpresoj t’ia kthej besimin që më dhanë me rezultate.”

Reja më pas foli për situatën në ekipin e Napolit, si një ish-trajner i kësaj skuadre që e mori skuadrën nga Seria C dhe e ngjiti në Serinë A. Përkundër të gjithë kritikave që kanë shpërthyer së fundmi, Reja ka një këndvështrim pozitiv për skuadrën e kaltër, duke deklaruar se ajo që kanë bërë në vitet e fundit është e jashtëzakonshme, pasi Juventusi është vështirë për t’u konkuruar.

Më tej trajneri italian u pyet edhe për Hysajn, për të cilin deklaroi: “I zoti, shumë i mirë. Djalë serioz, i sigurt, inteligjent në aspektin taktik dhe të jep ata balanca që të shërbejnë në mbrojtje dhe që janë vendimtare.”

Pergatiti Ernest Koçi

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Takimi me emigrantët në Athinë, Rama i përgjigjet opozitës greke: S’ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë dhe as zgjedhjet e Parlamentit Evropian

Takimi me emigrantët në Athinë, Rama i përgjigjet opozitës greke: S’ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë dhe as zgjedhjet e Parlamentit Evropian