‘Nga kritikat mbase zgjohet dhe Nardi’, ironia e Ramës me aktorin: Di Caprio u bë i gjallë për të goditur qeverinë dhe jo për ta mbështetur

 

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në nënshkrimin e memorandumit mes ministrisë së Turizmit dhe organizatës amerikane “Patagonia” me qëllim shpalljen e Vjosës Park Kombëtar, ka ironizuar aktorin e njohur Leonardo Di Caprion, i cili ka qenë mbështetës që Vjosa të shpallej Park Kombëtar. Sipas Ramës ai bëhet i gjallë për të goditur qeverinë dhe jo për ta mbështetur.

‘Më kanë shënuar diçka për Leo Di Caprion, por nuk po e them, sepse u bë i gjallë për të goditur qeverinë, por jo për ta mbështetur qeverinë. E ka shok të mirë ministrja e Turizmit, prandaj nuk po i bie më shumë. Mbase këto goditjet do t’i shkojnë në vesh, se mund ta kishim lavdëruar një orë dhe nuk do ta merrte vesh, mbase duke e sharë pak do t’ia kapi veshi. Se aty ku të lavdërojnë me miliona njerëz, se të lavdëron edhe një tjetër nuk bëhet lajm. Por kur miliona të lavdërojnë dhe të thonë që të ka sharë njëri, atëherë ka të ngjarë që të zgjohet edhe Nardi', - tha Rama.


Lajmi kryesor:

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit për ta shpallur Vjosën “Park Kombëtar”, Rama: Do të ndalojmë çdo veprimtari ekonomike që mund të cenojë lumin


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë