Partizani-Skënderbeu është një nga tre ndeshjet e javës së 11 të Superligës që do të luhet të shtunën. Tëe kuqtë vijnë pas një momenti pozitiv dhe po mundohen të lënë plotësisht pas krahëve krizën, por për këtë iu duhen tre pikët kundër korçarëve.
“Ashtu siç ka pikat e forta ka edhe pikat e dobta Skënderbeu. Do ta godasim aty ku ne kemi punuar gjatë gjithë kësaj jave, por kjo do një durim të madh dhe ekuilibër që të mos na kapin në kundërsulm,”-u shpreh Ilir Daja, trajner i Partizanit.
“Ekipi është stërvitur mirë. Kemi patur shumë harmoni dhe duam të vazhdojmë me këtë ritëm rezultatesh. Shpresojmë që fati të jetë kthyer me ne tani dhe të mos ndalemi më përsa i përket fitoreve,”-tha Herald Marku, futbollist i Partizanit.
Tirana kryesuese pas humbjes me Kukësin udhëton në Rrogozhinë për t’u përballur me Egnatian, që javën e kaluar shkarkoi trajnerin Magani.
“Do përballemi me një ekip që futbollistë cilësor brenda. Një skuadër që ka vënë në vështirësi të gjithë skuadrat e Superligës. Ka shumë pak humbje. Ndërrimi i trajnerit na ngatërron paksa sepse nuk e dimë se si do vendosen, por e dimë dhe jemi të ndërgjegjshëm që na pret një sfidë e vështirë,”-deklaroi Orges Shehi, trajner i Tiranës.
Sfida tjetër e së shtunës është mes Kastriotit dhe Kukësit, një ndeshje që do zhvillohet në Kamzë.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
76.2%
-
Jo
16.9%
-
Ndoshta
7%
Vota total: 172
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Na ndihmuan tifozët', Orges Shehi pas kualifikimit: Partizani luajti më mirë se në ndeshjen e parë
19 Korrik, 12:59
-
'Goli i shpejtë na prishi punë', Bledi Shkëmbi pas eliminimit: Ndeshjet në shtëpi janë më të vështira
19 Korrik, 11:07
-
Skena të turpshme nga Malta, portieri serb i Marsaxlokk përplaset me lojtarët e Partizanit dhe provokon shqiptarët me 3 gishtat
19 Korrik, 09:37
-
Niveli i futbollit shqiptar lë për të dëshiruar, Vllaznia dhe Tirana i thonë lamtumirë Evropës! Shtatë klube në garë
19 Korrik, 08:49
-
Media amerikane “CN Traveler”: Zbuloni Shqipërinë, perlën e fshehur të Evropës
19 Korrik, 08:14
-
Tirana s’ia del, Torpedo e mposht 0-1 në Elbasan dhe e eliminon nga Conference League
18 Korrik, 22:11
-
Conference League/ Përmbysje 'e çmendur', Partizani fiton 1-2 në Maltë dhe kalon në turin e dytë! Kundërshtari i radhës
18 Korrik, 21:16
-
Conference League/ Ndeshja në Maltë, Orges Shehi: Jemi këtu për t'u kualifikuar
18 Korrik, 11:32
-
Tirana/ Kalimi i turit i hapur, Bledi Shkëmbi: Kemi shanset tona, i befasuar me tifozët
17 Korrik, 12:33
-
Conference League/ Partizani nuk bind në Elbasan, Tirana ikën me shpresa nga Gjeorgjia! Vllaznia konteston ashpër arbitrin
12 Korrik, 11:02
-
Ndeshja e Conference League, Orges Shehi: S'ka përballje të lehta, synojmë kalimin më tej
11 Korrik, 12:08
-
Conference League/ Partizani, Tirana dhe Vllaznia! Klubet shqiptare që zbresin sot në fushë
11 Korrik, 11:26