Korçë, shpërthen granata në oborrin e një vile! Të afërmit në konflikt pas vdekjes së pronarëve

Në oborrin e një vile të pabanuar në Bulgarec të Korçës ka shpërthyer një granate dore, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.  Shtëpia ishte e pabanuar prej 4 vitesh, pasi pronari Qazim Leshnja dhe bashkëshortja e tij kanë ndërruar jetë dhe nuk kanë lënë fëmijë. 

Fqinjët tregojnë se për mirëmbajtjen e vilës kujdesej motra e të ndjerit Qazim Leshnja, pasi çifti nuk ka lënë fëmijë.

“Në fshatin Bulgarec, Korçë, në oborrin e një banese të pabanuar pasi pronarët kanë ndërruar jetë 4 vite më parë, dyshohet se ka plasur një granatë dore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, ka njoftuar policia.

Pista kryesore e hetimeve është konflikti i pronësisë, pasi të afërmit e Leshnjes nuk bien dakord për ndarjen e pasurisë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes me sekuestrimin e kamerave të bizneseve dhe pyetjen e familjarëve

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:33
Shpërthimi me granatë dore në Korçë, nipi i familjes: S’kemi asnjë konflikt

 

Nipi i familjes në ndërtesën e të cilëve shpërtheu një granatë dore thotë se janë të tronditur nga ngjarja. Ai shprehet se familja e tij nuk ka asnjë konflikt.

“Po kaloja për në punë dhe pashë polici këtu. Pashë çfarë ka ndodhur. Nuk di gjë kush e ka bërë. Jemi të tronditur. S’kemi konflikt me asnjërin”, tha ai.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan