Shpërthim me bombë në Afganistan, vritet guvernatori taleban

Shpërthim me bombë në Afganistan, vritet guvernatori taleban

Provinca e Balkh, Afganistan

Guvernatori taleban i provincës Balkh të Afganistanit u vra në një shpërthim në zyrën e tij më 9 mars, thanë zyrtarët.

“Mohammad Daëood Muzammil, guvernatori i Balkh-ut, është vrarë në një shpërthim këtë mëngjes”, tha për shërbimin afgan të Radios Evropa e Lirë, Asif Ëaziri, zëdhënësi i policisë talebane nga kjo provincë.

Ai bëri të ditur se dy persona të tjerë u vranë në këtë sulm dhe dy u plagosën. Shkaku i shpërthimit nuk u bë i ditur menjëherë.

Disa raporte të mediave lokale thanë se më shumë se 30 njerëz u plagosën nga shpërthimi dhe u dërguan në spital për trajtim.

Një anëtar i forcave talibane gjuan me armë në ajër për të shpërndarë gratë afgane gjatë një proteste për më shumë të drejta për gratë, në Kabul.

Zëdhënësi i qeverisë së udhëhequr nga talebanët, Zabihullah Mujahid, shkroi në Tëitter se Muzammil ishte "martirizuar në një shpërthim nga armiqtë e Islamit" dhe tha se janë hapur hetimet për sulmin.

Muzammil është një nga zyrtarët e rangut më të lartë taleban që është vrarë që kur ata u kthyen në pushtet, në gusht të vitit 2021.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin deri tani, por pas kthimit në pushtet në vitin 2021, talebanët janë shënjestruar nga Shteti Islamik-Khorasan (IS-K), një fraksion i organizatës terroriste Shtetit Islamik që është shfaqur si rivali kryesor i talebanëve në luftë.

Muzammil u emërua guvernator i Balkhit vitin e kaluar pasi mbajti të njëjtin pozicion në provincën lindore Nangarhar, ku ai koordinoi një goditje ndaj militantëve të IS-K.

IS-K ka organizuar disa sulme në Afganistan kohët e fundit, duke përfshirë një në janar, në të cilin një sulmues vetëvrasës vrau të paktën 10 persona pranë Ministrisë së Jashtme në Kabul.

Muajin e kaluar, forcat e sigurisë talebane pretenduan se kishin vrarë dy anëtarë të lartë të IS-K.

Qari Fateh, shefi rajonal i inteligjencës dhe operacioneve të IS-K, u vra së bashku me një tjetër anëtar në një bastisje në Kabul më 27 shkurt, tha qeveria e udhëhequr nga talebanët.

Një tjetër udhëheqës i lartë i IS-K, Ijaz Amin Ahingar, thuhet se u vra në një bastisje të mëparshme në Kabul./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë