Një shpërthim tritoli ka ndodhur në oborrin e një banese në qytetin e Durrësit.
Policia njofton se ngjarja ndodhi rreth orës 01:15 të mëngjesit, në lagjen nr 17/1 Durrës, në oborrin e banesës së Q.H., 54 vjeç. Blutë e qytetut bregdetar sqarojnë se ka shpërthyer një sasi e vogël lendë e dyshuar plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Në një njoftim paraprak thuhet se "grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve".