Shpëtim Idrizi: Ligji i Luftës që Greqia mban me Shqipërinë nuk u abrogua kurrë, u tentua 23 herë të hiqet! Ja çfarë fshihet pas

Greqia vijon të mbajë në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë që nga nëntori i ftohtë të vitit 1940. Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) Shpëtim Idrizi në një intervistë në “Studio Live” në Report TV thotë se është tentuar 23 herë që të hiqet ligji por sipas tij nuk ka vullnet nga pala greke.

“Askush s’kishte menduar se 80 vjet pasi ka mbaru nga pikëpamja praktike lufta, Greqia e mban ende këtë ligj. Nuk ka pasur abrogim. Ka mungesë vullneti dhe dëshire nga pala greke për të hequr ligjin e luftës. Nuk shoh dhe konsistencë nga pala shqiptare. Nuk besoj se ka çështje tjetër më të rëndësishme sesa një ligj të tillë. Ka 23 herë që është tentuar në Greqi që ta heqin ligjin e luftës. Unë kam sfiduar duke thënë se Greqia nuk e heq ligjin e luftës”.

Në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj, Idrizi shprehet se ligji i luftës nuk është abroguar asnjë here, ndërsa paralajmëroi se së shpejti do të ndërmarrë një fushatë për ta dëshmuar këtë me dokumenta.

“Së shpejti PDIU do ndërmarrë një fushatë me dokumenta të palës greke të padala ndonjëherë. Ligji i luftës me Shqipërinë nuk është abroguar ndonjëherë por qëndron në fuqi të plotë. Greqia e ka zgjidhur këtë gjë me Italinë, një pjesë të ligjit”.

Por cili është qëllimi pse mbahet ligji i luftës në fuqi? Sipas kreut të PDIU kjo lidhet edhe me çështjen  pronave.

“Gjëja e parë që të preokupon në këtë rast ka të bëjë shumë më tepër se me çështjen e pronave. Është e patolerueshme e papranueshme që ky ligj qëndron në këmbë midis dy fqinjëve midis dy anëtarëve.”

Shqetësuese për kreun e PDIU është edhe fakti që Greqia nuk distancohet nga vorio-epiri.

 “Nuk besoj se ka çështje më të rëndësishme që të akselerojë një ligj të tillë të rrezikshëm. Nuk e heq Greqia pa presionin tonë dhe të ndërkombëtarëve. Ne duhet ta prezantojmë këtë çështje sepse është një shoqëri e ndërtuar mbi basafonet e megalloidesë e mbarsur me idenë e vorio-epirit. Asnjë nga politika greke nuk distancohet nga çështja e vorio-epirit. Çdo diskutim me Greqinë, ligji i luftës duhet të jetë i pari”

Gjatë intervistës u ndal edhe te marrëveshja e Detit në 2009, të cilën e cilësoi të turpshme.

“Në 2009-2010 kur ne aspironim të bëheshim anëtar i NATo-s Greqia jo vetëm që vendosi veton po i kërkoi Shqipërisë të bënte marrëveshjen e ujërave. Një ambasador thoshte se Greqia për marrëveshjen i ka kërkuar Shqipërisë të mos informojë NATO, SHBA, BE. Kjo më shtyn të besoj se i ka bërë presion”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:13
Shpëtim Idrizi: Reforma zgjedhore, e vonuar! Produkti duhet me konsensus! PDIU mbështet propozimin për lista të hapura

 

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi e mirëpret mbledhjen e komisionit të reformës zgjedhore, por e konsideron të vonuar.  Në “Studio Live” në Report Tv tha se PDIU mbështet propozimet e PD.

“Jo që po humbim shumë kohë e me gjet se kush është bashkëkryetar. Ne jemi shumë të vonuar me komisionin e Reformës Zgjedhore, ka dy vjet që është ngritur e nuk funksionon. Në komision kemi detyrim të madh që të mbartim për zgjedhjet e ardhshme dy vendimet e Gjykatës Kushtetuese: Një për listat e hapura që ka të bëjë me herësin, e dyta për votimin e emigrantëve. Kemi dy palë raporte të OSBE-ODIHR.

PDIU do mbështesë, reforma zgjedhore janë diskutimet dhe dakordësitë, por reforma votohet në parlament. PDIU do që të mbartet vendimin i Gjykatës Kushtetuese për lista të hapura dhe heqjen e herësit për votimin e emigrantëve dhe për një zonë zgjedhore. Shqipëria s’ka pse të mbajë modelin spanjoll me 12 qarqe. Produkti jonë duhet të jetë produkt i konsensusit, jo vetëm mes dy partive”.

Ora 17:32
Pakti me Italinë për emigrantët, Shpëtim Idrizi: Të arrihet marrëveshja për pensionet e shqiptarëve edhe me Greqinë

Kryetar i PDIU Shpëtim Idrizi në “Studio Live” në Report Tv ka përgëzuar marrëveshjen Shqipëri-Itali për njohjen e pensioneve. Në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj, Idrizi tha se shpreson që një marrëveshje e ngjashme të arrihet dhe me Greqinë.

“Dua të shpreh vlerësimin për marrëveshjen ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për pensionet. Marrëveshje e jashtëzakonshme e arritur pas shumë mundesh. Është për tu përshëndetur kjo arritje që është bërë falë një vendi mik si Italia. Gjithmonë kam theksuar rëndësinë që kanë për shqiptarët marrëveshjet me Italinë dhe Greqinë. Uroj që së shpejti kjo marrëveshje të bëhet dhe me Greqinë për tu mundësuar shqiptarëve që jetojnë atje dhe që kanë kontribuar në sistemin e sigurimeve shoqërore.”

 

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani-Belgjike: 06/02/2024 19:33

    Greqia shtet nazist e fetar e bajn ligjin priftat.

    Përgjigju
    • Arben: 07/02/2024 01:06

      Ziti i malakia re si Georgio

    • Georgios: 06/02/2024 21:20

      Ziti i Eladha

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën