Shqipëri-Gjeorgji, dalin biletat për
ndeshjen, 3 mijë lekë për miqësoren

Shqipëri-Gjeorgji, dalin biletat për<br />ndeshjen, 3 mijë lekë për miqësoren

 Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët dhe të interesuarit se ka filluar sot shitja e biletave për ndeshjen miqësore “Shqipëri – Gjeorgji”, e cila do të zhvillohet në datën 16 nëntor, ora 20.00 në stadiumin “Qemal Stafa”.

Biletat do të mund të blihen online në faqen zyrtare të FSHF-së në linkun “Biletaria online” dhe në pikat fizike si, biletaria pranë Stadiumit Qemal Stafa në Tiranë, biletaria pranë stadiumit “Elbasan Arena” në Elbasan, si dhe kancelaria në bulevardin Republika në Korçë.

FSHF njofton të gjithë tifozët se biletat e prodhuara për këtë ndeshje kanë elementë sigurie të nivelit më të lartë, të dukshëm dhe të padukshëm me sy të lirë. Sistemet e kontrollit të biletave në hyrjet e stadiumit janë të kompjuterizuara. E vetmja mënyrë për t’u siguruar nëse biletat janë të rregullta, është pika e kontrollit në hyrje në stadium, prandaj këshillojmë të gjithë të interesuarit të blejnë bileta vetëm në pikat zyrtare të shitjes të ofruara nga FSHF.

Çmimet e biletave për këtë ndeshje:

Tribunat E/C = 400 lekë
Tribunat D1/D3 = 1.000 lekë
Tribuna D2 = 1.500 lekë
Tribunat A, B, Kategoria 2 = 2.000 lekë
Tribunat A, B, Kategoria 1 = 3.000 lekë

ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna