TIRANE- Një dokument zyrtar i dërguar nga Ministrija e Jashtme greke në 1999 tregon qartë dyzimin e qëndrimit grek mbi ligjin e luftës, pra që mes dy vendeve fqinje nuk është hequr ky ligj. Shkresa e dërguar në gjuhën angleze, hedh poshtë deklaratat e një dite më parë ministrit të Jashtëm Venizelos, se ligji i luftës është hequr nga Greqia që ne vitin 1987. Shkresa e ministrisë me date 28 qershor 1999: “Ministria e Punëve te Jashtme te Greqisë, në përgjigje te shqetësimit te ambasadës shqiptare, deklaron se ligji numër 26 36 i vitit 1940 dhe ligji me numër 45 60 i vitit 1966 mbeten ende ne fuqi.”
Historiku i kësaj shkrese nis pas gushtit të vitit 1987 kur qeveria greke e Papandreut e hoqi me dekret qeveritar ligjin e luftës me Shqipërinë. Por, kundërshtarë te tij e quajtën te pamjaftueshëm këtë akt duke thënë se një njohje e tillë duhet të vinte vetëm me vendim parlamenti ose dekret te presidentit të asaj kohe. Por kërkesa e qeverisë shqiptare kërkon ta zhbëje edhe juridikisht këtë ligj, pra që ta heqë parlamenti grek. Por ky hap do të sillte shumë pasoja, pasi me ligjin e luftës janë justifikuar shume probleme siç është ai i çameve, pronat dhe pasuritë e të cilëve nuk njihen nga pala greke.
Shkrimi u publikua sot (16.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com