Anulimi i ligjit të luftës mes Shqipërisë dhe Greqisë do të çlironte energji pozitive mes dy vendeve dhe do të shkëputeshin nga paragjykimet e vjetra historike. Kështu është shprehur sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Jashtme Qirjako Qirko gjatë raportimit në Komisionin e Jashtëm.

Duke folur për marrëdhëniet Shqipëri- Greqi, Qirko veçoi se të gjitha çështjet duhet të trajtohen sipas parimit të fqinjësisë së mirë dhe të gjenden zgjidhje për çështje të mbetura pezull mes vendeve tona.
 
Qirko veçoi si praktikë pozitive të këtyre marrëdhënieve çështjen e toponimeve.
 
Ndërkaq në mbledhjen me dyer të mbyllura kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi ka kërkuar të krijohet një paketë e plotë ligjore për emigrantët, zona të posaçme zgjedhore dhe përkujdesje më e mirë e shtetit.
 
Në këtë drejtim Idrizi përshëndeti projektligjin e qeverisë për regjistrimin e shtetasve shqiptarë që jetojnë në emigracion.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)