TIRANE- Shqipëria e Kosova do të kenë patrullime policore të përbashkëta nga ajri. Zv ministri Brendshëm të Kosovës, Ismet Ibishi ishte sot në Tiranë ku zhvilloi një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.
Në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave të Kosovës dhe për integrimin e plotë të saj" . Zv ministri I Brendshëm i Kosovës theksoi se po bëhen përpjekje për mundësinë e kontrollit dhe nga ajri me patrulla të përbashkëta, në ato zona ku mjetet e tjera nuk mund të patrullojnë, për një luftë akoma më efikase ndaj krimit të organizuar e kontrabandës.
. Zv/ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës u ndal në mënyrë tëveçantë dhe në iniciativën e ndërmarrë nga kjo Ministri për krijimin e një force rezervë për të menaxhuar situatat e emergjencës. Ibishi theksoi se "forca aktive e policisë është e nevojshme të jetë e përqendruar në përmbushjen e detyrave të saj të rregullta, të cilat janë prioritare për të. Prandaj doli si domosdoshmëri krijimi i një force rezervë për menaxhimin e emergjencave, e cila do të jetë e gatshme për çdo lloj situate".
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe zv/ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Ismet Ibishi, duke rikonfirmuar dhe një herë gatishmërinë për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, theksuan faktin se nuk duhet të ketë kufij në luftën kundër krimit. Ky takim do të pasohet dhe nga takime të tjera në nivel ekspertësh të fushave të ndryshme, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave në fushën e rekrutimeve, trajnimeve, legjislacionit.
(sg/ata/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com