Shqipëria dhe Kroacia pritet që shumë shpejt të vendosin një linjë ajrore direkte Tiranë –Zagreb, ndërkohë që synohet edhe vendosja e një linje detare mes dy vendeve.

Kjo është bërë e ditur gjatë një takimi që Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto pati me ambasadoren e re të Kroacisë Sanja Bujas Juraga.

Në takim  u ra dakort që të planifikohet në të ardhmen një mbledhje e komisionit të përbashkët në fushën e transportit.

U ra dakort të punohet për vendosjen e një linje detare mes 2 vendeve. Si dhe për të parë mundësinë e 1 linje direkte ajrore, mes Zagrebit dhe Tiranës.
 
Në kuadër të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy shteteve, u theksua se duhet të forcohet bashkëpunimi në fushën e transportit.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)