Shqipëri-Maqedoni në Shkodër
kufizohet parkimi,bllokohen rrugët

Shqipëri-Maqedoni në Shkodër<br />kufizohet parkimi,bllokohen rrugët
Drejtoria e Policisë Shkodër ka përgatitur planin e masave për ndeshjen që do të zhvillohet nesër mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, e cila është e para e eliminatoreve të Kampionatit Botëror të Rusisë 2018.
 
Për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes nesër do të bllokohen disa rrugë, ndërsa në gatishmëri do të jenë një numër i madh efektivësh.
 
Hyrja e tifozerisë me qëllim shmangien e konfuzionit, do të nisë në orën 17:00. Tifozët përpos biletës duhet që të jenë të pajisur edhe me kartën e identitetit, ndërsa në stadium nuk do të lejohen sende të forta, bori, shishe, fishekzjarre, monedha apo sendeve metalike.
 
Gjithashtu policia njofton administratorët e bizneseve që zhvillojnë aktivitet tregtar përreth dhe në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi” t'i në orën 15:00.
 
Njoftimi i plotë i masave për ndeshjen në Shkodër
Më datë 05.09.2016 ora 20.45, në qytetin Shkodër, do të zhvillohet ndeshja ndërkombëtare e futbollit, ndërmjet përfaqësueses së Shqipërisë dhe Maqedonisë, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, do të marrë një sërë masash teknike dhe organizative për, sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit, duke synuar një mbarëvajtje normale të këtij aktivitetit sportiv. Në kuadër të këtyre masave të parashikuara, ju bëjmë me dije qytetarëve të qytetit Shkodër dhe tifozerisë vendase dhe të huaj, ardhur nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia dhe treva të tjera shqiptare, që do të ndjekin ndeshjen në stadiumin “Loro Boriçi” se, DVP Shkodër, për mbarëvajtjen normale të aktivitetit sportiv, do të marrë disa masa kufizuese mbi lëvizjen dhe parkimin e automjeteve në afërsi të stadiumit dhe në akset rrugore që lidhen me të, si më poshtë vijon :

1.Në rrugën “Bujar Bishanaku”, (ose rruga e gjerë e Kirasit), duke filluar nga ora 08:00 do të ketë ndalim të qarkullimit rrugor dhe ndalim të parkimit të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24:00 Marrja e këtyre masave bëhet për arsye se kjo rrugë do të jetë e vetmja rrugë kryesore e hyrje-daljes së tifozave vendas dhe të huaj 2.Në aksin bulevardi “Zogu i Parë" (ose sheshi Parrucë deri tek "Ish 5-Heronjtë"), duke filluar nga ora 08:00 do të ketë kufizim të qarkullimit dhe ndalim parkimi të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24:00 3.Do të ndalohet parkimi i automjeteve dhe lëvizja e tyre nga degëzimet e rrugës që të çojnë në rrugën “B. Bishanaku” dhe anasjelltas, nga ora 08:00 deri në ora 24:00 4.

Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën “Zyhdi Repishti” (rruga e ish poligonit të qitjes) nga ora 08:00 deri në orën 24:00 5.Do të ndalohet parkimi i automjeteve, në të dy anët e Unazës Perëndimore (nga ish Zukthat deri tek Kryqëzimi i Kirasit) nga ora 08:00 deri në orën 24:00 Do të ketë kufizim lëvizjeje të automjeteve në orët e pasdites deri në përfundim të ndeshjes në segmentet rrugore:
 
"Xhabije - Parrucë" "Sheshi 2 Prilli - Parrucë" "Kryqëzimi i ish degës - Ish 5-Heronjtë" "Kryqëzimi i Rusit - Ish 5-Heronjtë"
 
Aktiviteti sportiv është parashikuar të fillojë në orën 20:45 dhe hyrja e tifozerisë, me qëllim shmangien e konfuzionit, do të nisë në orën 17:00 Kërkojmë mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe pajsjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të, sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht të gjithë.

Njoftojmë administratorët e bizneseve që zhvillojnë aktivitet tregtar përreth dhe në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi” të tregohen mirëkuptues duke i mbyllur aktivitetet në orën 15:00 Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, kërkon mirëkuptimin komunitetit shkodran dhe drejtuesve të automjeteve, të shmangin zonën ku zhvillohet aktiviteti sportiv duke përdorur akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen e dhe garantimin e masave të sigurisë. Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin.

 
 d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron