Shqipëri-Marok inauguron "Loro
Boriçin", ndeshja mbyllet pa gola

Shqipëri-Marok inauguron "Loro<br />Boriçin", ndeshja mbyllet pa gola
Ka përfunduar pa gola miqësorja mes Shqipërisë dhe Marokut në stadiumin e ri "Loro Boriçi" në Shkodër.  Sfida me Marokun u komentua si testi i parë për Shqipërinë, para nisjes së ndeshjeve eliminatore në Rusi 2018, për të cilën ndeshja e parë do të luhet po në Shkodër ndaj Maqedonisë pas 5 ditësh.

Në ndeshjen e parë pas inagurimit të stadiumit "Loro Boroçi" kuqezinjte nuk arritën të shënonin, duke e inauguruar stadiumin e ri me një barazim. Pjesa e parë është dominuar kryesisht nga kuqezinjtë me zbritje të rralla të miqve.

Shqipëria e kërkoi disa herë golin, por nuk arriti që të shënonte. Në minutën e 25 kuqezinjte kishin një rast të mirë për të shënuar. Hysaj kroson, por Cikalleshi brenda zone nuk arrin të devijojë siç duhet topin

Edhe Maroku rrezikoi pak portën e Etrit Berishës me Buhadur dhe Tannane në disa kundërsulme. Në minutën e ‘19 një gol i afrikano-veriorëve u anulua për pozicion jashtë loje.

Kryeministri Rama ishte në stadiumin "Loro Boriçi" , i cili u inagurua sot, bashkë me ministren Nikolla dhe disa deputetë të PS.

Sapo u luajt Himni Kombëtar dhe nisi jeta e re e stadiumit të rilindur të Shkodrës, deklaroi Rama pas nisjes së ndeshjes😀

"Ta gëzojnë sportistët dhe sportdashësit shkodranë e sjelltë mbarësi për Vllazninë, po sigurisht edhe për Shqipërinë e Kosovën, që do të luajnë eliminatoret e Botërorit në këtë shtëpi të re, plot shije e cilësi europiane", shkruajti kryeministri në një postim në facebook.
 
Para fillimit të takimit kreu i FSHF-së, Armand Duka e cilësoi këtë sfidë si nisjen e edicionit të ri.

Kombëtarja filloj një edicion të ri, atë të eliminatoreve të Botërorit. Çnat duhet të kthehen me këmbë në tokë, sepse vetëm nëse japim 100 për qind arrimë diçka. Për mua ndeshja me Maqedoninë është më e rendësishmja”,-tha Duka.




Ndeshja minutë pas minute

Ora 22:28  Edhe 3 minuta shtesë

Minuta 90', edhe 3 minuta shtesë për mbylljen e kësaj miqësoreje

Ora 22:16  Një rast i mirë për Sadikun


Minuta e 72' Pasim i gjatë për Sadikun, por pozicion jashtë loje

Ora 22:07  Rezultati vijon 0:0

Minuta e 69’ Shqipëri-Marok vijon 0-0, ndeshje e qetë nga të dyja kombëtaret

Ora 21:58  Zëvëndësime në kampin e kuqezinjve


Minuta e 61’; Del Lenjani, në fushë Agolli; Del Hyka, në fushë Sadiku; Del Xhaka, në fushë Kukeli

Ora 21:48  49’ Cikalleshi brenda zone, godet, por pret Kajoui

Sulmuesi kuqezi u tregua individual e nuk i pasoi Abrashit që ndodhej në pozicion më të favorshëm 

Ora 21:44  Nis pjesa e dytë e ndeshjes


Nis pjesa e dytë e ndeshjes Shqipëri - Marok. Pjesa e parë u mbyll pa gola, pasi asnjëri nga ekipet nuk arriti të gjeje rrugën e rrjetës

Ora 21:25 Përfundon 0:0 pjesa e parë

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura pjesa e parë e përballjes mes Shqipërisë dhe Marokut në stadiumin "Loro Boriçi". Kuqezinjtë paten disa raste, por nuk arritën të dërgojnë topin në rrjetë

Ora 21:19  Gashi pozicionohet në sulm

Ndryshim taktik në lojën e kuqezinjve, luhet me formacionin 4-4-2, Gashi pozicionohet në sulm

Ora 21:10 Goditje dënimi për Shqipërinë

Minuta e 29', goditje dënimi për kuqezinjtë, por asnjë rrezik për portën marokene


Ora 21:05  Cikalleshi humb një mundësi të artë

’25 Hysaj kroson, Cikalleshi brenda zone nuk arrin të devijojë siç duhet topin


Ora 20:59  Anulohet goli i marokenëve

 '19 Shënojnë marokenët, por është pozicion jashtë loje


Ora 20:40 Nis ndeshja Shqipëri-Marok

Ka nisur në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës miqësorja mes Shqipërisë dhe Marokut. Në stadium ndodhet edhe kryeministri Rama. Megjithëse kjo është ndeshja e parë që luhet në stadiumin e rindërtuar tërësisht, vihet re një numër i ulët tifozësh
 

Ora 20:30 Publikohen formacionet zyrtare

Formacionet zyrtare:

Shqipëria (4-3-3): Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Lenjani, Xhaka, Basha, Abrashi, Hyka, Gashi, Cikalleshi.
Trajner: De Biazi

Maroku: El Kajoui, Dakosta, El Moutakui, Dirar, El Ahmadi, Amrabat, Fajr, Tanane, En­Nesyri, Buhaduz, Aguerd
Trajner: H. Renard


Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron