Shqipëri-Rusi, diskutohet embargoja
 për eksportet bujqësore shqiptare

Shqipëri-Rusi, diskutohet embargoja<br /> për eksportet bujqësore shqiptare
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Moskë, Arben Gazioni zhvilloi sot një takim në Ministrinë e Bujqësisë së Federatës Ruse, Agjencinë e Kontrollit Veterinar dhe Fitosanitar, me qëllim zhbllokimin e embargos ruse për eksportet e produkteve bujqësore shqiptare në tregun rus.

Në një publikim të Ambasadës Shqiptare në Rusi, në rrjetin social “Facebook” bëhet e ditur se, qëllimi i takimit konsistoi në hapjen e tregtisë në fushën e bujqësisë mes dy vendeve, embargo e cila është vendosur nga fundi i vitit te kaluar.

Sipas postimit në rrjetin social “Facebook”, palet ranë dakord të përshpejtohen hapat për zgjidhjen e kësaj çeshtjeje, duke nënshkruar fillimisht një Protokoll dypalesh në fushën e mbrojtjes veterinare dhe fitosanitare.

Agjencia Federale Ruse për Mbikëqyrjen Veterinare dhe Fitosanitare vendosi të ndalojë importin e frutave dhe perimeve nga Shqipëria, nga data 8 dhjetor 2014, me argumentin se, mallrat shqiptare ishin shoqeruar me një çertifikatë  fitosanitare te fallcifikuar në një shtypshkronjë të nje shteti tjeter.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median