Shqipëri-Spanjë,flet Vitolo: E
komplikuar, skuadër kompakte

Shqipëri-Spanjë,flet Vitolo: E<br />komplikuar, skuadër kompakte
Spanja i druhet Shqipërisë madje më shumë se Italisë. Pas barazimit me të kaltërit në Torino autori i golit për spanjollët Vitolo ka folur sot në konferencë për shtyp.
 
Ai së pari ka analizuar ndeshjen me Italinë ku ka thënë:” Më shumë se një pikë e fituar ishin dy pikë të humbura”. Itali-Spanjë përfundoi 1-1 me të dyja skuadrat që janë në kuotën e 4 pikëve. Vitolo flet për rivalin e radhës Shqipërinë e De Biasit ku paralajmëron shokët e skuadrës se mund të pësojnë në Shkodër edhe ndonjë surprizë të keqe.

Vitolo deklaron :”Ndaj Shqipërisë luajmë një ndeshje shumë të komplikuar. Kundërshtari nuk ka emrin e Italisë por është njësoj si Italia skuadër kompakte. Duhet të jemi shumë të përqëndruar dhe të luajmë mirë pasi në të kundër mund të kemi ndonjë surprizë të pakëndshme. Nuk presim ndonjë ndeshje të lehtë përkundrazi” e mbyll spanjolli.UEFA ka përcaktuar edhe gjyqtarin e ndeshjes holandezin Bas Nijhuis.

fanella

(Fanella me të cilën Spanja do të luajë ndaj Shqipërisë)

Nga ana tjetër Spanja ka prezantuar edhe fanellën e dytë atë të bardhë me të cilën do të luajë ndeshjet në transfertë gjatë kualifikueseve të Kupës së Botës. Debutimin fanella e bardhë e iberikëve do ta bëjë në Shkodër ndaj Shqipërisë ku Kombëtarja do luajë me uniformën tradicionale kuq e zi.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë