Shqipëria dhe Kosova, pagën
minimale më të ulët në Europë
Open Data Albania ka përditësuar të dhënat mbi nivelin e pagës minimale në vend, Ballkan dhe Europë për vitin 2015.
Open Data Albania ka përditësuar të dhënat mbi nivelin e pagës minimale në vend, Ballkan dhe Europë për vitin 2015. Paga minimale është paga më e ulët që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo punëdhënës, vendas ose i huaj. Paga minimale përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave me propozimin e Ministrit të Punës.
Shqipëria dhe Kosova janë vende të rajonit që aplikojnë pagë minimale nën 200 euro në muaj.
Paga minimale mujore në shkallë vendi aktualisht është 22 000 lekë. Kjo pagë jepet për 174 orë pune në muaj të kryera gjatë kohës normale të punës. Open Data Albania hulumton se Shqipëria që prej korrikut të vitit 2013 aplikon një pagë minimale prej 22 000 lekë në muaj ose 157 euro. Por kjo pagë nuk është aplikuar edhe si minimum për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Pra, vendi ynë ka aplikuar dy standarde page minimale. Deri në 31 korrik 2014, si pagë minimale për efekt të sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore ka shërbyer paga prej 19 026 lekë në muaj, por duke filluar nga 1 gusht 2014 kjo pagë u rrit deri në nivelin prej 19 406 lekë në muaj. Në 1 janar të vitit 2015, me Vendim Nr. 77, datë 28.01.2015, paga minimale mujore për efekt kontributesh u barazua me pagën minimale mujore në shkallë vendi, pra u bë 22 000 lekë.
Sipas hulumtimit të ODA, vendi jonë aplikon një pagë minimale mujore më të ulët se vendet e tjera të rajonit, me përjashtim të Kosovës e cila e aplikon pagën minimale mujore bazuar në moshën e të punësuarit. Për të punësuarit deri në 35 vjeç si pagë minimale është 130 euro në muaj, ndërsa për të punësuarit 35-65 vjeç si pagë minimale është 170 euro në muaj.
Vendet e Europiane paraqesin nivele të larta të pagave minimale, mbi 300 euro në muaj. Përjashtim bën Bullgaria e cila aplikon një pagë minimale mujore prej 184 euro. Luksemburgu aplikon edhe nivelin më të lartë të pagës minimale mujore prej 1923 euro. Nga 1 Janari 2015, Gjermania ka aplikuar për herë të parë pagën minimale mujore, e cila arrin në 1473 euro muaj.
Ndërsa edhe për vitin 2015, vendet si Italia, Austria, Danimarka, Finlanda, Suedia, Zvicra, Qipro, Islanda dhe Norvegjia nuk aplikojnë pagë minimale.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4386
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Për pak ditë vjen 21 janari, të mos e harrojmë’, Veliaj nga Kuvendi Rinor i Tiranës: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do të përfitojë 650 mln euro
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31