Shqipëria fiton me përmbysje 3:1
ndaj Katarit, Sadiku shënon super gol

Shqipëria fiton me përmbysje 3:1<br />ndaj Katarit, Sadiku shënon super gol
Kombëtarja shqiptare ka fituar me rezultatin 3:1 miqësoren ndaj Katarit, ndeshje e cila u luajt në stadiumin e qytetit të Hartbergut në Austri, vendi ku kuqezinjtë zhvillojnë fazën përgatitore për "Euro 2016".
 
Të besuarit e De Biasit u gjendën në disavantazh që në minutën e dytë të takimit, kur pas një goditje të lirë, Fadlalla çoi topin në rrjetë duke mposhtur gardianin kuq e zi, Etrit Berisha.
 
Kundërpërgjigja e kuqezinjve erdhi në minutën e 23-të kur mbrojtësi Arlind Ajeti barazoi shifrat. Pesë minuta nga fundi i pjesës së parë, Lenjani do të lëvizte bukur në zonë dhe me të majtën do të përmbyste rezultatin në 2:1.
 
Goli i tretë për kombëtaren shqiptare erdhi në minutën e 64, kur Armando Sadiku do të shënonte një gol spektakolar nga distanca.  

Ndeshja e ardhshme testuese e kuqezinjve do të jetë ajo ndaj Ukrainës me 3 qershor, ndeshje e cila do të luhet në Itali. 

ndeshja
(Foto gjatë ndeshjes dhe tifozët shqiptar në Katar)

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!