Shqipëria fluturon 25 vende në FIFA
pas fitores përballë Portugalisë

Shqipëria fluturon 25 vende në FIFA<br />pas fitores përballë Portugalisë
Fitorja kundër Portugalisë në Aveiro me rezultatin 0-1 e ka ngjitur Shqipërinë në vendin e 45 në renditjen e FIFA-s për këtë muaj. Kuqezinjtë kanë fituar plot 25 vende nga suksesi përballë portugezëve që mbajnë vendin e 11 duke u ngjitur rrufeshëm. Tre pikëshi përpos faktit që është një nisje e mbarë për Shqipërinë në kualifikueset e kampionatit Europian të 2016 që do të zhvillohet në Francë ka sjellë frikë edhe te kundërshtarët e radhës që janë Danimarka dhe Serbia në Tetor, ndërsa në kampin portugez humbja solli shkarkimin e trajnerit Bento.

Në renditjen e muajit të fundit Shqipëria lë pas skuadra të tilla si Bullgaria, Hungaria,  Sllovenia, Paraguai, Irlanda, Korea e Jugut apo edhe Japonia, që mori pjesë në finalet e botërorit. Gjermania vazhdon të ruajë kryesimin, e ndjekur nga Argjentina dhe Kolumbia, ndërsa Holanda ka zbritur në vendin e katërt. Dhjetëshja e më të mira plotësohet nga Belgjika, Brazili, Uruguai, Spanja, Franca dhe Zvicra.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Sulmi bën Sylvinhon me 'dhimbje koke', skualifikohet Mirlind Daku

Sulmi bën Sylvinhon me 'dhimbje koke', skualifikohet Mirlind Daku