FRANCE - Një delegacion i zgjeruar nga Shqipëria është bërë pjesë e marshimit të Unitetit në Paris, në nder të viktimave që humbën jetën nga sulmi terrorist ndaj redaksisë të revistës satirike “Charlie Hebdo”. Delegacioni shqiptar ishte i përbërë jo vetëm nga zyrtarë të lartë si kryeministri Edi Rama, ministrat Veliaj dhe i Jashtëm Bushati, por edhe nga 4 përfaqësues të komuniteteve fetare të vendit, duke përçuar një simbolikë të fortë të harmonisë fetare që Shqipëria e mbart si një vlerë të rëndësishme.
Fillimisht delegacioni pjesë e të cilit ishin dhe shumë gazetarë mes të cilëve edhe drejtori i përgjithshëm i “Free and Fair Media Group”, gazetari
Carlo Bollino, zhvilloi homazhe para redaksisë së revistës satirike “Charlie Hebdo”, objektivi kryesor i sulmit të rëndë terroriste, duke vendosur kurora me lule në nder të viktimave.
Pas momenteve prekëse ne vendin ku vetëm pak ditë më parë, u krye një nga masakrat më të rënda ndaj vlerave evropiane, kryeministri Edi Rama, e konsideroi sulmin ndaj Francës si një sulm ndaj gjithë Evropës. Por për kreun e qeverisë shqiptare, Evropa nuk duhet të bjerë në kurthin e përçarjes që po synojnë pikërisht terroristët. Por Rama u ndal te prania e 4 përfaqësuesve të komunitetit fetar shqiptar, si një mesazh i qartë për të mbajtur lart flamurin e vëllazërisë e harmonisë fetare.

Rama zgjodhi të japë edhe shembullin e jetës së profetit Muhamed, për të treguar se si paqja triumfon ndaj së keqes dhe përcarjes.
Më pas kryeministri Edi Rama mori pjesë edhe në pritjen në pallatin presidencial Elysee, të organizuar nga presidenti francez Francois Hollande, me krerët politikë të gjithë vendeve që morën pjesë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Mars, 10:18
Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?
-
Fiton Anglia
46.5%
-
Barazim
38%
-
Fiton Shqipëria
15.5%
Vota total: 142
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Belind Këlliçi përgënjeshtron Sali Berishën: Çfarë ambicie ka për të ardhmen e PD-së?
15 Mars, 12:06
-
Carlo Bollino: Çfarë ''krimi'' duhet të ketë kryer një gazetar që të dënohet me 32 vite linçim publik nga makineria e baltës së Sali Berishës?
14 Mars, 14:36
-
Berisha ndryshon planin: Heq dorë nga ëndrra për t'u bërë kryeministër, tani do të kandidojë për kryetar bashkie në Durrës
5 Mars, 22:46
-
"Metoda Bollino", skema kriminale e shpifjeve dhe kërcënimeve publike e ideuar nga Berisha për të trembur çdo kundërshtar
3 Mars, 16:44
-
Hetues Këlliçi vijon me bullizimin pasi nuk gjen dot 3 prova për t’i shpëtuar dënimit në gjyqin me gazetarin Carlo Bollino
26 Shkurt, 17:39
-
Carlo Bollino: Kërcënimi real i SPAK-ut vjen nga Berisha! Ai nuk harron dhe mendon hakmarrjen
25 Shkurt, 19:40
-
Carlo Bollino: Sot në Gjykatën Penale kam refuzuar çdo pajtim me Belind Këlliçin dhe Jamarbër Malltezin! Tani gjyqi ndaj tyre për shpifje dhe fyerje do të vazhdojë edhe me një prokuror në sallë
25 Shkurt, 10:23
-
Carlo Bollino: Standardi i dyfishtë i klanit Berisha, herë për të qeshur, herë për të vjellë
18 Shkurt, 12:18
-
Carlo Bollino: SPAK, kush e kontrollon sot kontrolluesin? Harresat serioze në ligj dhe një mënyrë e zgjidhjes
15 Shkurt, 17:51
-
Carlo Bollino: Protesta madhështore dështoi, mbeti një miting partiak pa entuziazëm
8 Shkurt, 20:07
-
Avokati Beqiri: Belind Këlliçi mafioz i kategorisë së lartë, shantazhon SPAK e BKH, ka prova! Përndjek botuesin Carlo Bollino pse investigon krimet e tij
28 Janar, 18:20
-
Carlo Bollino: Ja si Belind Këlliçi bën sot rolin e fuksit të Berishës, si dikur spiunët e Sigurimit
27 Janar, 15:50