Shqipëria humbet miqësoren me Ukrainën në shifrat 3-1.Në testin e vërtetë përpara debutimit në Europian djemtë e De Biasit dorëzohen përballë ukrainasve duke lënë shumë pikëpyetje për debutimin me Zvicrën. Me Sadikun në majën e sulmit pjesa tjetër e formacionit ishin më të mirët dhe pjesa e parë flet për kuqezinjtë.
Megjithatë janë ukrainasit ata që kalojnë të parët në avanatzh në stadiumin e Bergamos me Stepanenkon në minutën e 8-të. Armando Sadiku shpërblen me gol besimin e trajnerit duke bërë që të shpërthejnë në festë mijëra tifozët e pranishëm në stadium. Goli i bukur i sulmuesit por edhe rastet e tjera të krijuar nuk ndryshuan rezultatin e pjesë së parë.
Ukrainasit e fillojnë me gol pjesën e dytë pasi shënon Jarmolenko. Lenjani i shkon afër barazimit por shtylla bëhet pengesë. De Biasi bën ndryshime dhe hedh në fushë edhe të gjithë sulmuesit Balaj, Çikalleshi dhe Gashi por pa rezultat.
Tre minuta nga fundi ukrainasit shënojnë edhe një tjetër gol me Konopjanka duke fiksuar rezultatin përfundimtar Shqipëria 1 dhe Ukraina 3. Ka luajtur edhe Kosova e cila ka fituar miqësoren e parë pas njohjes nga UEFA dhe FIFA 2-0 me Ishujt Faroe.
21:55 Ukraina sërish në avantazh, 2:1 ndaj Shqipërisë
Ukrainasit kanë gjetur golin e dytë ndaj Shqipërisë, menjëherë sapo ka nisur pjesa e dytë. Mesfushori Yarmoleko çoi në rrjetë në minutën e '49, një top të kthyer nga portieri Etrit Berisha. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin e barabartë 1:1. Ishte Stepanenko, ai që në minutën e 9-të ka kaluar në avantazh ukrainasit. Por ky avantazh nuk ka zgjatur më tepër se 4 minuta, pasi numri 10-të i Shqipërisë, Armando Sadiku ka barazuar shifrat, me një gjuajtje të fortë nga brenda zonës.
Ukraina udhëheq 2:1 përballë Shqipërisë në takimin miqësor që luhet në Bergamo të Italisë.
Ora 21:15 Përfundon pjesa e parë Shqipëri-Ukrainë 1:1
Ka përfunduar pjesa e parë e miqësores Shqipëri-Ukrainë me rezultatin 1 -1. Ka qenë Stepanenko, ai që në minutën e 9-të ka kaluar në avantazh Ukrainasit.
Por ky avantazh nuk ka zgjatur më tepër se 4 minuta, pasi numri 10-të i Shqipërisë, Armando Sadiku ka barazuar shifrat, me një gjuajtje të fortë nga brenda zonës.
/Shqiptarja.com