TIRANE- Shqipërisë i është hapur rruga dje për të aplikuar në të gjithë projektet e parashikuara prej Bashkimit Evropian. Pas përfshirjes së Kroacisë në BE, vetëm Turqia vijonte të merrte fonde dhe investime në mbështetje të zhvillimit ekonomik në të 5 format. Ndërkohë në njoftimin e dhënë në faqen e BE mbi zgjerimin thuhet se me marrjen e statusit Shqipëria kalon nga komponenti i tretë i përfitimit të fondeve në përfshirjen në të gjithë projektet.
Kështu që tashmë administrata, por dhe nismat private do të kenë më shumë hapësira për të përfituar më shumë nga buxheti i vendosur për këtë vit, por dhe në projektimin për të gjashtë vitet e ardhshme. Ekspertët thanë se do të jetë vetë shteti shqiptar që do të shfaqë kapacitetet e përthithjes së këtyre fondeve duke sjellë dhe një zhvillim të ekonomisë si dhe forcimit të demokracisë në vend. Sigurisht që ekspertët e kanë vënë theksin në respektimin e kundërshtarit politik dhe në ruajtjen e rregullave të tregut si faktorë të rëndësishëm matës për zhvillimin.
Shqipëria
Për vitin 2013 Shqipëria ka arritur të përthithë nga projektet e BE 93 milionë euro. Ndërsa është përfshirë vetëm në tre fazat e financimit. Që kanë të bëjnë me kufirin, forcimin e institucioneve si dhe të zhvillimit rural. Ndërkohë që me marrjen e statusit do të hapen mundësitë e aplikimit në fondet e IPA dhe në dy komponentët e tjerë. Gjë që sipas ekspertëve shënon një rritje të besimit të BE-së drejt Shqipërisë si dhe një plotësim të kërkesës për tranzicion dhe administratë më të fortë.
/Shqiptarja.com