Gjithsesi projekti nuk do të cënojë sistemin elektoral apo dhe Kushtetutën. Ashtu si dhe u shpreh ministry i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, për të realizuar ndryshimin e funksionit të qarqeve do të duhen mbi 93 vota. Duke parë se për këtë duhet konsensusi i opozitës është kërkuar që kjo të kalojë në një diskutim të dytë. Ndaj dhe është propozuar vetëm kufizimi i numrit të qarqeve dhe jo të funksionit të këtyre njësive, edhe pse roli i qarqeve deri më tani rezulton i dështuar. Vetë reforma konsiderohet e plotë duke parë se roli i pushtetit vendor është rishikuar në mënyrë të plotë.
Përplasja me zgjedhjet
Ndarja e re territoriale nuk do të ketë ndikim në ndryshimin e ZAZ apo dhe të Kodit Zgjedhor. Megjithatë në një farë mënyrë dhe reforma e bashkive sjell dhe prekjen e sistemit elektoral. Por që për ministrin Çuçi dhe kjo kërkon një rishikim të Kodit Zgjedhor, e cila mbetet në një diskutim me përfaqësuersit e opozitës. Ndaj dhe konceptimi i ndarjes së re territoriale do të mbetet në kuadrin e menaxhimit të ekonomisë dhe të mirëmenaxhimit të fondeve. Përsa i përket largimit të shërbimeve që ofronin komunat, kryetari i Komisionit, Bashkim Fino u shpreh se ky koncept nuk do të preket. Pasi do të vijojnë shërbimet që i kishte në dorë komuna. Në variantin e ri do të jetë kreu i bashkisë që do të ketë të dërguarit e tij, apo të mandatuarit për të realizuar këto detyrime.
Zonat problematike
Dy zona janë parë me rezervë nga anëtarët e komisionit në propozimin e ardhur nga qeveria. Varianti që e ndan Shqipërinë në 39 zona zgjedhore, ka marrë mbështetjen e plotë nga anëtarët, por duke kërkuar rishikimin e Himarës si dhe të Tiranës. Ka qenë Blendi Klosi i cili shprehu rezervat mbi Tiranën si një superbashki. Ndaj duke parë se kufijtë e rinj propozojnë përfshirjen e rreth një të tretës së banorëve të Shqipërisë, është kërkuar një ngushtim i propozimit. Ndaj dhe mendimi i tij është përfshirë në draftin e miratuar prej komisionit. Ashtu si dhe kërkesa për shmangien e një teorie të bashkisë etnike.
Ftesa
Anëtarët e komisionit kanë bërë ftesë partive të opozitës të shprehin mendimin e tyre mbi hartën e re territoriale. Madje, Fino theksoi se përgjatë këtye ditëve ka pasur komunikim me të zgjedhurit vendor të PD, mbi formën e propozuar. Ftesë e cila pritet të mbetet sërish pa përgjigje deri në fundin e kësaj legjislature. Kohë kur opozita duket se do të shprehë dhe kundërshtimin e saj, jo vetëm për shkak të diskutimit të njëanshëm, por dhe prej parimit të vendosjes së të drejtës së vetos në seancë.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
