Kompanitë e sigurimeve rritën javën e kaluar primet e sigurimit për automjete me rreth 20%.

Ndërkohë, primin më të ulët mesatar për sigurimin e detyrueshëm vjetor për makinat në rajon e kanë Maqedonia dhe Serbia, me 88 euro.

Në Shqipëri, primi mesatar ka qenë rreth 94 euro deri tani, ndërsa primin më të lartë e kanë patur Kosova me 140 euro dhe Kroacia me 156 euro. Pas rritjes së fundit të aplikuar javën e kaluar, tashmë primi mesatar ka shkuar në rreth 135 euro.

Ndërkohë, primi mesatar në Kroaci zbriti në 131 euro, ndërsa në Kosovë 135 euro. Edhe në Mal të Zi tarifat për vitin 2015 vlerësohet të jenë ulur me 5%, duke e çuar mesataren pak sipër nivelit të 100 eurove

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)