Shqipëria merr statusin, Berisha
uron shqiptarët, Bregu: Merita jonë

Shqipëria merr statusin, Berisha<br />uron shqiptarët, Bregu: Merita jonë
TIRANE-  Kryeministri Berisha uron në facebook për marrjen e statusit të vendit kandidat.  Më tej ish kryeministri Berisha akuzon Ramën se ka bllokoi marrjen e statusit tetorin e kaluar duke refuzuar votimin e 3 ligjeve, ndërkohë që nesër me votimin e aktit normative asgjëson konsensusin e datës 30 maj me qëllim që të shtyjë statusin për më vonë me qëllim që të mos njihet si meritë e PD-së  

BREGU: QEVERIA BERISHA BERI TE MUNDUR MARRJEN E STATUSIT

Edhe ish-Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka deklaruar sot se se Qeveria Berisha e bëri të mundur marrjen e statusit të vendit kandidat për në të BE.

Në vazhdën e komenteve të ditës së sotme, kur paraqitet Progres –Raporti për Shqipërinë, Bregu thekson se Qeverisë së re i mbetet të vazhdojë mbi rekordin pozitiv të qeverisë së PD-së e “të tregoje seriozitet per procesin e integrimit ne BE! Pa slogane, por me rezultate dhe gjithpërfshirje.”

Nëpërmjet një mesazhi në Fb, Bregu shkruan se “e vërteta që ju kemi thënë shqiptarëve se statusi,  vjet nuk u dha, sepse u bllokua votimi i 3 ligjeve, sot u perforcua nga vendimi i KE.

Plotesimi i 3 kushteve të vendosura vjet, thënë ndryshe votimi i 3 ligjeve në maj të këtij viti; kryerja e zgjedhjeve te lira e konkurruese, progresi ne luften kunder krimit te organizuar e korrupsionit; plotesimi i te gjitha detyrimeve te Planit te Veprimit; ruajtja e stabilitetit makroekonomik te vendit me nje rritje ekonomike pozitive, detyra keto te realizuara nga Qeveria Berisha,” – nënvizon Bregu, -“bënë të mundur marrjen e statusit të vendit kandidat.”

BERISHA NE FB: URIME! KOMISIONI EUROPIAN PËRSËRI REKOMANDON SHQIPËRINË PER STATUSIN E VENDIT KANDIDAT PËR NË BE!

Sot, per here te dyte, Komisioni Europian rekomandon Shqiperine per statusin e vendit kandidat per vend anetar te BE. Ky eshte nje rekomandim plotesisht i merituar. Me reformat e realizuara ne keto vite nga mazhoranca e PD, demokracia dhe ekonomia e tregut ne Shqiperi jane bere me funksionale. Stausi i vendit kandidat qe u rekomandua nga Komisioni Europian ne tetor te vitit 2012, me kushtin e vetem qe te votoheshin tre ligjet ne parlament, per te cilat ishte arritur konsensusi qe ne fillim te vitit 2012, u morr peng nga Edi Rama. Ai refuzoi votimin e ketyre ligjeve vetem e vetem qe statusi te bllokohej. Natyrisht ne suksesin e bllokimit te statusit, Rama u ndihmua dhe nga albanofobe jo shqiptare ne Bruksel dhe ne ndonje vend Europian. Ligjet u votuan me konsensus me date 30 maj dhe perseri neser Rama me votimin e aktit normativ asgjeson konsensusin e dates 30 maj, ne nje perpjekje te re antishqiptare per ta shtyre statusin per me vone, me qellim qe kjo te mos njihet si merite e PD.

Integrimi eshte jetik per Shqiperine. Ai nuk eshte proçes pa veshtiresi, por veshtiresia e pare dhe me e rendesishme per shqiptaret ne kete rruge eshte Rama, te cilit per integrimin nuk i beson njeri ne Bruksel dhe Europe. Ramen nuk e besojne jo se e paragjykojne por sepse ne memorjen europiane ai eshte politikani i vetem ne kontinent qe beri gjithçka per te penguar Marreveshjen e Stabilizim Asociimit (futi daullet dhe bilbilat ne parlament), hapjen e proçesit per vendimin e statusit (bojkotoi parlamentin), heqjen e vizave (organizoi greven e urise) dhe rekomandimin per statusin e vendit kandidat (refuzoi votimin e tre ligjeve qe kerkoi si kusht te vetem Komisioni Europian).

Shqiperia e ka merituar dhe e meriton plotesisht statusin e vendit kandidat. Ne do bejme gjithçka per integrimin! sb


POSTIMI I BERISHES NE FACEBOOK

berisha
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor

Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor