TIRANE- 10 vjet më parë gjatë njëmëngjesi pune për ndër të delegacionit presidencial shqiptar Presidenti i Pakistanit, gjenerali Pervez Musharraf shprehu një përshtypje tëveçantë për Shqipërinë. Në thelb ishte e tillë: “ju shqiptarët ëndërroni Amerikën kurse unë do ti këshilloja qytetarët e mi tëëndërrojnë Shqipërinë. Keni gjithçka, detin dhe tokën, malet dhe lumenjtë, diellin dhe freskinë, pozitën gjeografike dhe potencialet për zhvillim”. Tej konotacionit diplomatik thënia e tij mëështë kujtuar shpeshherë si një paradoks shqiptar: një vend i mrekullueshëm ku Zoti i ka dhënë të gjitha, por që ecën ngadalë dhe i krijon dhjetëra probleme e pengesa vetvetes.
E ka thënë Konica rreth një shekull më parë, më pas edhe Fishta, diku edhe Kadare, sot janë të shumtë ata që e mendojnë. Si është e mundur që një vend kaq të bekuar e trajtojmë me kaq pak respekt dhe përgjegjësi?
Shumëkush e sheh fajin tek politika. Dhe kanë pjesërisht të drejtë. Tek ne kanë munguar burrat vizionarë të shtetit, - tek ne nuk kanë munguar asnjëherë modelet e pashallarëve, bajraktarëve, prijës e sundimtarë lokalë, të cilët, pavarësisht veshjes dhe emrit, kanë pasur dhe kanë të vetmin qëllim jetësor: të marrin pushtet, të ushtrojnë pushtet, të identifikohen me vendin dhe me historinë!
Fakti që prej rreth një shekulli jeta në këtë vend është varur nga 4-5 emra, të cilët kanë sunduar duke imituar njëri tjetrin, dhe të gjithë bashkë, nuk kanë pranuar (as pranojnë) të dalin nga politika deri në kufijtë e jetës natyrale, - është shprehje simbolike e fatit politik. Të tjerë e shohin fajin tek kultura orientale e imponuar përgjatë 4-5 shekujve. Edhe ata kanë pjesërisht të drejtë. Sjellja politike, kultura qytetare si dhe raporti i dyanshëm kritik me shtetin e shpreh dukshëm këtë trashëgimi negative.
Disa të tjerë e shohin të keqen si fazë kalimtare. Mund të jetë pjesërisht e vërtetë. Shqipëria e vitit 1991 ishte atdheu i njerëzve që mbushnin anijet për ta braktisur atë, sot është një vend dukshëm në kontrast pozitiv me ato pamje. Të tjerë e shohin fajin tek pozita gjeografike, problemet me fqinjët dhe pozita jonë gjeopolitike. Edhe ata kanë pjesërisht të drejtë. Mjafton një analizë e marrëdhënieve historike me Greqinë fqinje dhe kuptohet lehtësisht kjo tezë.
Ka me dhjetëra argumente dhe alibi të tjera, shumica e të cilave pjesërisht qëndrojnë dhe që së bashku, përbëjnë një klimë kushtëzuese për vonesat tona historike në shtet-formim, në kulturën politike, në kulturën qytetare, dhe nëçdo aspekt tjetër. Ajo qëështë më me rëndësi është fakti se në listën e gjatë të tyre, vetëm disa janë arsye objektive, jashtë nesh dhe që kërkojnë kohën dhe mjetet e duhura jashtë nesh për tu neutralizuar. Pjesa më e madhe e tyre janë arsye subjektive, varen prej nesh, janë produkt ynë, mund të rregullohen prej nesh dhe raportin që krijojmë ndaj vendit, të sotmes dhe të ardhmes ku duam të jetojmë.
Sot qytetari shqiptar jeton i dyzuar, - ndryshe kur ndodhet në perëndim ku vepron shteti, ligji, e drejta dhe demokracia funksionale, dhe ndryshe kur ndodhet në vendlindje, ku këta elementë janë relativë dhe ku hapësira e lirisë së tyre merr konotacion e shpjegim tjetër. Jo nga Tirana por nga Perëndimi u bënë realisht të famshëm Kadare apo Mula, Kadiu apo Papavrami, Moisiu apo Camaj, si dhe disa dhjetëra emra të tjerë, në breza të ndryshëm përgjatë një shekulli, - suksese të një sistemi vlerash, konkurrence, lirie dhe hapësire për ushtrimin e saj. Alibia se madhësia e botës përcakton edhe shkallën e suksesit nuk vlen, përderisa p.sh, në sport, edhe vende ballkanike më të vogla sesa Shqipëria shpesh kanë sukses individual apo kolektiv shumë më të madh.
Në listën e gjatë të argumenteve, shembujve, rasteve, ngjarjeve, fenomeneve dhe emrave, po zgjedh diçka të thjeshtë, të dukshëm dhe domethënëse që përjetova ditët e fundit në bregdetin shqiptar për të shpjeguar distancën tonë me vlerat dhe mungesën e respektit për vetveten. Ja p.sh, në Ksamil, në jug të vendit. Ende kemi shtete në botë që luftojnë për ishuj dhe investojnë të krijojnë ose mbijetojnë ishuj simbolikë, kurse në Ksamil, në perlën e pakrahasueshme të Jonit, tri detaje të trishtojnë: e para, marrëveshja e detit me fqinjin jugor për ti dhënë atij pjesë të territorit detar përfshirë një mini-ishulli simbolik; e dyta pasojat katasfrofale të shkaktuara nga zyrtarë fodullë e të korruptuar në hedhjen në erë të një lokali privat duke shkaktuar zjarr dhe djegur gjysmën e një ishulli, dhe e treta, pak metra më tutje, veprimi absurd dhe i paimagjinueshëm i një biznesmeni politik për të gërryer ishullin deri në zëmrën e tij që të ndërtojnë aty një lokal fitimprurës veror. Imagjinoni: çdo shtet serioz në botë i mbron ishujt, këtu zyrtari shtetëror i djeg dhe tjetri i shkatërron me mjete ndërtimi për ti zëvendësuar ata me lokal oriental pijesh!
Dhe të dy pasojat, janë pa rikthim, pa korrigjim, - pra të pariparueshme! Mes trishtimit të asaj pamje pyeta autoritetet lokale se çfarë ndodhi me përgjegjësit. Asgjë. Ata janë aty ku ishin, zyrtari zyrtar dhe tjetri biznesmen. Madje janë nga ata që na mbushin ekranet çdo ditë duke na trajtuar si turma, dhe vetë, me pozitën e shpëtimtarit, na japin leksione për shtetin e historinë!
Në gjithë atë hapësirë gjeografike bregdetare nga Ksamili në Karaburun kudo shihen ndërtime turistike pa leje, hotele luksoze apo grumbull banesash jashtë standardit, - njerëz me pushtet financiar e suport politik që presin ullinjtë shekullorë dhe ndërtojnë dhoma betoni plazhi, - shumica e tyre pretendues pronësie, përfshirë atë që së fundi mori edhe një pjesë të Parkut Kombëtar të Butrintit.
Kur pyet banorët apo zyrat e shtetit – si mund të kenë pronarë malet dhe rëra e detit, - përgjigjia është e njëjtë: i kanë bërë me dokumente fiktive, me vendime gjykatash dhe kanë lidhje të forta tej ju nëqendër! Tri arsye të mosarsyes dhe të paradoksit shqiptar! A do rikthehet e drejta? Aty nuk e beson njeri. As unë nuk e besoj. Askush nuk e beson, përfshirë edhe ata që e premtojnë duke mbajtur në këmbë të njëjtin sistem korruptiv, me dy standarde dhe klientelist prej të cilit edhe buron e keqja.
Diku nëHimarë e Dhërmi duam të dëgjojmë lajmet e ditës mbi Bankën, milionat e vjedhura e të zëvendësuara me libra, - ndarjen territoriale por aty dhe në zonat përreth nuk ka sinjal televiziv nga Tirana. Prej vitesh. Duhet shërbim satelitor, dhe atë e kanë pak, shumë pak. Ne paguajmë taksa prej 20 vitesh për TVSH-në, ligji i kërkon atij dhe dy stacioneve të tjera kombëtare të kenë shtrirje kombëtare, por të gjithnjë bëjnë sikur dhe brenda territorit tonë, ndodhen jo pak, por të paktën 12 komuna në jug e veri, ku nuk arrin sinjali tokësor i Tiranës. Duhet lidhje satelitore!
Në Butrint kalohet bukur edhe kur mendja të shkon në punë të pambaruara që mund ta bëjnë atë pasuri kombëtare më të plotë dhe më atraktive. Ndryshe ndodh në Porto Palermo, - kalanë e Ali Pashës. Aty autoritetet kishin organizuar një festival xhazi, dhe pasojat dukeshin kudo: mbeturina të hedhura nëçdo hapësirë të kalasë! Natyrisht aty nuk ka ciceron, nuk ka as guidë që mund ta blesh, gjithsesi ndjehesh mirë që (ende) nuk e kanë privatizuar! Një ndjesi dhe pasiguri që ndjehet sa herë mendon për lokalet luksoze që kanë zaptuar kalatë turistike nga Lëkurësi në Sarandë, kalaja historike në Elbasan dhe deri tek kalatë – lokale në Petrelë, Prezë, Durrës, Lushnjë, Lezhë, Shkodër, Krujë dhe në vetëqendrën e Tiranës!
Musharaf me siguri kishte të drejtë! Shqipëria i ka të gjitha falë Zotit dhe natyrës. A e dimë këtë, ne që banojmë këtu prej shekujsh, që duam të rritim fëmijët këtu dhe sipas fatit të jetës, të prehemi këtu? Kam frikë që jo. Sidomos ata që kanë pushtet mbi këtë vend, - ajo pakicë që marrin vendime dhe ajo pjesë tjetër pakice që përbëjnë kastën oligarkike, e cila imponon vendime.
Janë dy palë që më shumë e kanë marrë peng sesa e respektojnë këtë vend, dy palë që me siguri e duan vendin e tyre me kusht qëta kenë pronë ose turmëtë bindur nënshtruese, dy palë që mendojnë se vetëm duke pasur një diplomë mjekësie mund të bëhesh humanist, se vetëm duke luajtur kazino bëhesh evropian, se vetëm duke lënë mjekër mund të bëhesh rilindas, se vetëm duke recituar bëhesh burrë shteti, se vetëm duke blerë makina të shtrenjta, ndërtuar vila të shtrenjta apo duke zaptuar apriori prona e hapësira publike mund të bëhesh i denjëe VIP, apo se vetëm sundimi personal, familjar e klanor është pjesë e identitetit dhe garanci suksesi, - një pakicë sunduese përpara të cilëve kushtetuta e ligji kanë vlerën e një cope letre që griset sa herë të duash, që mendojnë se liria është një koncept i parakohshëm për qytetarët dhe se e drejta është nocion formal, sa sens e përmbajtje. Fatmirësisht Musharaf kishte të drejtë, siç fatkeqësisht Konica ynë kishte po ashtu të drejtë në epitafin e tij paralajmërues të rreth një shekulli më parë!
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 9 Gusht 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com