Kualifikimi historik i Shqipërisë është kthyr në qendër të vëmendjes të mbarë mediave evropiane.

Menjëherë pas fitores ndaj Armenisë gjigandët e sportit “Sky sport” në një lidhje direkte me Ingi Taren dhe De Biasin në monitorët e studios kanë vendosur flamurin e Shqipërisë.

Analistët në studio i kanë thurur elozhe kombëtares dhe veçanërisht teknikut De Biasi i cili u bë i pari trajner që kualifikon një kombëtare e cila më parë nuk ishte kualifikuar një eveniment madhor.
sky sport

Ndërsa fitorja e Shqipërisë dhe kualifikimi për në Francë është përcjellë në shumë media të mëdha europiane.

Shqipëria, historike për herë të parë”, – ky është titulli i prestigjiozes italiane “Gazzetta Dello Sport”.

Jehonën e kualifikimit e ka përciellë edhe gazeta gjermane “Bild” e cila i jep rëndësi fitores historike teksa shkruan: “Shqipëria për herë të parë në finalet e një Europiani”.

Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)