Shqipëria në listën e trukimeve
“Federbet”: Të hiqet nga bastet

Shqipëria në listën e trukimeve<br />“Federbet”: Të hiqet nga bastet
Futbolli shqiptar futet në listën e zezë të trukimeve dhe “Federbet” kërkon që të hiqet përfundimisht nga bastet. Organizata evropiane për luftën kundër kurdisjes së ndeshjeve të futbollit e njohur me emrin,“Federbet” në një raport të shpallur të martën ka identifikuar vendet ku ka dyshime serioze se trukohen ndeshjet. Në raportin e Federbet, 7 vende janë futur në listën e zezë: Shqipëria, Mali i Zi, Bullgaria, Qiproja, Malta, Kanadaja dhe Indonezia.

Nga raporti i “Federbet” ashtu sikur është bërë e njohur më parë vërehet se dy takime nga kampionati shqiptar i futbollit janë të dyshuara si të fiksuara, Lushnja – Teuta dhe Kastrioti – Tirana të luajtura më 30 prill 2014. Pjesë e hetimit janë edhe takimet e vlefshme për eliminatoret e kupave të Evropës. Laçi dyshohet se ka fiksuar ndeshjet e Europa League edicionin e kaluar përballë Velenjes dhe Zorjas, ndërsa Flamurtari dyshohet për ndeshjen me Bolinsin.

Shqiptarët janë të dyshuar edhe për ndeshjet miqësore, konkretisht Skënderbeu që humbi 4-0 me belgët e Oostend, ndërsa po Laçi që humbi me Stuttgart në Portugali 5-0. E prekur nga fenomeni i fiksimit të ndeshjeve është edhe Italia, teksa sipas Federbet, Federatës Europiane për kontrollimin e trukimit të ndeshjeve Katania ka trukuar të paktën katër ndeshje. Bëhet fjalë për ndeshjet me Trapanin, Ternanan, sërish me Trapanin dhe me Çitadelën.

Po më shumë se të gjitha rrezikon Lacio, pasi Sekretari i Përgjithshëm i “FederBet” Francesco Baranca pas depozitimit të raportit në Komisionin Europian ka deklaruar se më shumë se cilido ekip tjetër rrezikon Lacio për shkak se eshte akuzar për trukim ndeshjesh. Ekipi italian që u kualifikua edhe në Champions League këtë edicion mund të përjashtohet. Lacio akuzohet për ndeshjet me Genoan dhe me Lecen më 2011, ndërsa Stefano Mauri është lojtari që është lakuar më shumë për fiksimin e ndeshjeve.

Nëse Lacio do të eliminohet nga Champions League, vendin e tyre në Europë do ta zerë ekipi i Napolit, të cilin Lacio e mundi në ndeshjen e fundit me rezultatin 4-2, por fitorja e festimet duket se s’do të kenë vlerë.


Raporti për Shqipërinë nga “Federbet”

raporti sport


raporti sport
raporti sport
raporti sport


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë