Shqipëria me formacion
sulmues përballë Turqisë

Shqipëria me formacion<br />sulmues përballë Turqisë<br>
Sonte në orën 18:30 Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen miqësore përballë Turqisë në Antalia.  Trajneri italian Panuçi pritet që të zbresë në fushë me një formacion sulmues duke kërkuar fitoren edhe pse është vetëm një test miqësor.

Kuqezinjtë do të zbresin në fushë me një formacion 4-3-3. Në portë do të jetë Berisha, ndërsa para tij do të vendosen Hysaj, Veseli, Mavraj dhe Lenjani. Në mesfushë të përzgjedhurit e teknikut italian për të ndalur turqit do të jenë Xhaka, Lilaj dhe Memushaj, ndërsa në sulm Roshi dhe Grezda nga krahët me Sadikun në qendër.

Sfida e sotme nis edhe përgatitjet për eliminatoret e ardhshme, pasi trajneri i kuqezinjve ka kohën e mjaftueshme për të njohur ekipin dhe lojtarët e rinj te të cilët do të mbështetet. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu