Ekipi ynë në renditje lë pas skuadra të mëdha mes të cilave dhe dy ekipet e grupit tonë Francën dhe Danimarkën. Muajin e shkuar Shqipëri gjithashtu pati rritje në renditje dhe u pozicionua e 36.
Tashmë duket se me rezultatet në fushatën eliminatore të kampionatit europian Shqipëria duket se po merr edhe kënaqësi historike duke u ngritur gati në majën e renditjes së FIFA.
Në grupin I Shqipëria renditet e dyta së bashku me Danimarkën me nga 10 pikë por kuqezinjtë me një ndeshje më pak.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)