Shqipëria nis zyrtarisht përgatitjet për
Euro 2016, del axhenda e kuqezinjve

Shqipëria nis zyrtarisht përgatitjet për<br />Euro 2016, del axhenda e kuqezinjve
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur në Austri duke filluar zyrtarisht përgatitjet për Euro 2016. Trajneri De Biasi, stafi i ekipit dhe disa futbollistë kanë udhëtuar dje në drekë me avionin e linjës "Austrian Airlines", nga Tirana për në Vjenë.
 
Më pas ekipi ka udhëtuar drejt hotelit "Falkensteiner" në Waldersdofer. Për dhjetë ditë kjo do të jetë rezidenca e kombëtares shqiptare të futbollit.
 
Austria ka qenë pikëtakimi i stafit teknik me një pjesë të futbollistëve që mbërritën nga vendet ku luajnë. Sot skuadra do të zhvilloje stërvitjen e saj të parë, ndërkohë që grupi do të plotësohet në vazhdim.
 
Në 29 maj, kombëtarja do të zhvillojë miqësoren e parë kundër Katarit, po në Austri. Më pas kombëtarja më datë 2 qershor do të niset për në Itali, ku do të zhvillojë në Bergamo miqësoren e dytë në “Attleti Azzurri”, kundër Ukrainës.
 
Më datë 6 qershor kombëtarja shqiptare niset nga aeroporti i Bergamos për në Peros Guirec të Francës ku do të qëndrojë gjatë gjithë periudhës së Europianit .
 
Në këtë qytet do të jetë rezidenca zyrtare e kombëtares së futbollit. Një ditë përpara tre ndeshjeve, ekipi kombëtar do të udhëtojë nga aeroporti “Lammion”, drejt destinacioneve Lens, Marsejë dhe Lion, pra më datë 10, 15 dhe 19 qershor. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!