Shqipëria renditet e 56-a në botë
në Indeksin e Lidhjes mes Shteteve

Shqipëria renditet e 56-a në botë<br />në Indeksin e Lidhjes mes Shteteve
McKinsey Global Institute, një ndër filmat e konsulencës botërore, në një studim të fundit ka rankuar 139 shtete për nga mënyra se si lidhen me pjesën tjetër të botës. Në krye të listës qendron Singapori, i cili në mënyrë të suksesshme e ka shndërruar veten në një qendër aziatike. NëEuropë bie në sy Hollanda.
 
Shqipëria renditet e 56 në botë, sipas Indeksit të Ndërlidhjes mes shteteve, me një pikësim prej 3.1. Sipas studimit, ndërlidhja mes shteteve është një ndër aspektet më të rëndësishme nga të cilat përfiton ekonomia e një shteti. Nënkategoritë që analizohen për këtë Indeks janë: të mirat, shërbimet, financa, njerëzit, të dhënat dhe komunikimi. Vendi ynë, i cili renditet me performancën më të mirë në Ballkan, ka lënë pas shtete si Bosnja dhe Hercegovina, e renditur e 58, Serbia 67-ta, Maqedonia e 87-a, Mali i Zi i 109-i.
 
Për sa i përket nënkategorive, performancën më të mirë Shqipëria e ka në ndërlidhjen mes njerëzve, për të cilën renditet e 30-a në botë. Ndërsa për lëvizjen e të mirave renditet e 114-ta në botë, pikësimi më i ulët./MONITOR/

tableat renditja shqiperise

tableat renditja shqiperise

tableat renditja shqiperise

tableat renditja shqiperise

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)