Shqipëria s'pranon kushtet e Serbisë
edhe "Tifozët Kuqezi" ankohen te UEFA

Shqipëria s'pranon kushtet e Serbisë<br />edhe "Tifozët Kuqezi" ankohen te UEFA
Federata Shqiptare e Futbollit refuzon kushtet e Serbisë për ndalimin e tifozëve pa pasaportë shqiptare në ndeshjen e 14 Tetorit që do të zhvillohet në Beograd, ku në fakt e gjithë lëvizja e Beogradit bëhet për ndalimin e tifozëve nga Kosova dhe trevat shqiptare.

Përmes një deklarate për mediat, organi më i lartë i futbollit në Shqipëri i cilëson si të parealizueshme kushtet e vendosura nga Serbia, duke u shprehur se nuk ka të dhëna personale për tifozët.

Federata Shqiptare e Futbollit thekson se nuk ka infrastrukturën e nevojshme dhe as kohën në dispozicion, për të bërë të tilla regjistrime,madje i kujton se në praktikat me të gjitha Federatat e tjera anëtare të UEFA-s dhe FIFA-s, për organizmin e ndeshjeve të futbollit kushte të tilla nuk janë vendosur kurrë dhe me to, njihet për herë të parë.

“I kërkojmë Federatës Serbe pajisjen me bileta për tifozët shqiptarë, pa kushte. Biletat e vëna në dispozicion nga ana e Federatës tuaj, ne do t’ua shpërndajmë shoqatave të tifozëve tanë, për të ndjekur ndeshjen Serbi – Shqipëri, në Beograd më 14 tetor” thuhet në deklaratë.

Deklarata e plotë e FSHF
 
"Duke ju falenderuar paraprakisht për komunikimin dhe vënien në dispozicion nga ana e Federatës Serbe të Futbollit të 1000 biletave për tifozët shqiptarë, për ndeshjen e 14 tetorit Serbi-Shqipëri, që do të luhet në Beograd, ne po ju paraqesim mendimet tona lidhur me kete çeshje.
Federata Shqiptare e Futbollit, i quan kushtet e vendosura nga ju, për praninë e tifozëve shqiptarë në Beograd, të parealizueshme nga ana jonë. Së pari,Ne nuk mund të listojmë dhe të marrim të dhëna personale nga tifozët. Së dyti, ne nuk kemi asnjë arsye ta bëjmë një gjë të tillë. Dhe së treti, Federata Shqiptare e Futbollit, nuk ka infrastrukturën e nevojshme dhe as kohën në dispozicion, për të bërë të tilla regjistrime. Në praktikën tonë të komunikimit, me të gjitha Federatat e tjera anëtare të UEFA-s dhe FIFA-s, për organizmin e ndeshjeve të futbollit (zyrtare apo miqësore), kushte të tilla nuk janë vendosur kurrë dhe me to, njihemi për herë të parë. Ekipi kombëtar shqiptar, është shoqëruar nga tifozët e tij, kudo në Europë madje edhe jashtë kontinentit si në Argjentinë apo USA. Për vetë situatën që ka kombi ynë, bashkëkombasve tanë, që jetojnë në Greqi, Gjermani, Angli, USA, etj, nuk mund t’ua privojmë të drejtën për të ndjekur ndeshjet e kombëtares tonë.
Vënia e kushteve të tilla, mendojmë se ka ndikim jo të mirë, në krijimin e një fryme pozitive, bashkëpunimi dhe besimi reciprok, në organizmin e aktiviteteve futbollistike dhe jo vetëm. Ideja juaj, për organizmin e ndeshjes miqësore mes veteranëve të të dyja vendeve, e përshëndetur dhe miratuar nga ana jonë, do të jetë një nga ato sinjale të uljes së tensionit dhe bashkëpunimit të sinqertë mes dy federatave, që së bashku, do të përcjellim tek tifozët.
Për arësyet që përmendëm më lart, Federata Shqiptare e Futbollit kërkon pajisjen me bileta për tifozët shqiptarë, pa kushte. Biletat e vëna në dispozicion nga ana e Federatës tuaj, ne do t’ua shpërndajmë shoqatave të tifozëve tanë, për të ndjekur ndeshjen Serbi – Shqipëri, në Beograd më 14 tetor.
Duke shpresuar në mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj, ju uroj punë të mbarë".


"Tifozat Kuqezi" letër UEFA-s

Tifozët Kuqezi pas kërkesës së Serbisë për refuzimin e tifozëve pa pasaportë shqiptare në Beograd kanë reaguar duke i nisur një letër Institucionit më të Lartë të Futbollit në Europë, UEFA duke e cilësuar si diskriminim kushtin e vendosur nga Beogradi.

Në letër thuhet se penalizohen të gjithë tifozët kuqezi që ndodhen në vende të ndryshme të Europës dhe Botës. Sipas grupimit kërkesa e paraqitur nuk është aspak “Fair Play” dhe shumë diskriminuese duke i kërkuar UEFA-s ndërhyrje.

Letra e plotë e TKZ
TIFOZAT KUQEZI
d.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e Paqes’

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e Paqes’