Shqipëria turistike promovohet për
herë të parë për turistët në Japoni
Shqipëria për herë të parë është pjesëmarrëse në panairin “Jata Tourism Expo” në Japoni, në datat 22-25 Shtator 2016. Janë 140 vende nga e gjithë bota pjesëmarrës në këtë panair.
Shqipëria për herë të parë është pjesëmarrëse në panairin “Jata Tourism Expo” në Japoni, në datat 22-25 Shtator 2016. Janë 140 vende nga e gjithë bota pjesëmarrës në këtë panair.
Prezantimi i Shqipërisë në këtë panair është një tjetër mundësi e mirë për të reklamuar në tregun aziatik se çfarë ofron turizmi shqiptarë.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Turizmit, në stendën e Shqipërisë në këtë panair po prezanton potencialet turistike të vendit tonë, veçanërisht ato ndaj kërkesave të turistëve të tregut japonez si kultura, historia, sitet arkeologjike, tradita dhe sportet outdoor.
Gjatë muajve të verës është konstatuar një shtim i konsiderueshëm i turistëve japonez, të cilët kanë preferuar të vizitojnë pasuritë shqiptare të trashëgimisë që bëjnë pjesë në listën e UNESCO-s.
Shqipëria në këtë panair të rëndësishëm për industrinë e turizmit, po merr pjesë sëbashku me Malin e Zi dhe Serbinë, me qëllim prezantimin e paketave turistike të përbashkëta rajonale për tregun aziatik.
Në funksion të promovimit të mëtejshëm të vendit tonë si destinacion turistik gjithëvjetor, po punohet në organizmin e një udhëtimi familjarizues në muajt në vazhdim, me gazetarë dhe operatorë turistikë të cilët do të kenë mundësi të njohin nga afër Shqipërinë dhe potencialin turistik që ajo ofron.
Në bashkëpunim me JICA (Agjencia Japoneze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar) materialet promocionale që po shpërndahen për vizitorët e këtij panairi janë përgatitur në gjuhën japoneze si një mundësi e shtuar komunikimi dhe promovimi për Shqipërinë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
42.8%
-
Opozitës
9.1%
-
Qytetarëve
48%
Vota total: 9778
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt
6 Gusht, 19:58
-
Lideri i Hezbollah: Irani do t'i përgjigjet Izraelit, me të drejtë janë frikësuar
6 Gusht, 19:54
-
Bleona Qerreti rikthehet me pushime në Shqipëri, zbulon një surprizë të vecantë
6 Gusht, 19:30
-
Mbyllja e postave në veri të Kosovës, Vuçiç: Kurti po përpiqet të provokojë luftë
6 Gusht, 19:14
-
Mero Baze: Tani përveçse rrihen, nuk i lënë as të qajnë!
6 Gusht, 19:04
-
Mbyllja e Postës së Serbisë në Veri, reagon Bislimi: Strukturat paralele dhe aktiviteti ilegal nuk kanë vend në Kosovë
6 Gusht, 19:02
-
Vila luksoze e Messit në Ibiza sulmohet nga aktivistët e klimës
6 Gusht, 18:41
-
Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid
6 Gusht, 18:04
-
KFOR-i pas inspektimeve te ura e Ibrit: Nuk do të hezitojmë të merremi me çdo zhvillim që mund të prekë stabilitetin
6 Gusht, 17:51
-
Operacion izraelit në Bregun Perëndimor, vriten 11 palestinezë
6 Gusht, 17:36
-
Këshilli i BE-së miraton këstin prej 4.2 miliardë eurosh për Ukrainën
6 Gusht, 17:33
-
Gjirokastër/ Përfshihet nga flakët tregu i fruta-perimeve, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
6 Gusht, 17:24