Shqipëria U-17, ka barazuar në ndeshjen e fundit të ekiminatoreve të Kampionatit Europian, të vlefshme për Grupin 1. Pjesa e parë ka qenë tepër e fortë dhe e luftuar nga ana e të dyja skuadrave. Uellsi ka qenë më kërkues, për shkak se i nevojitej patjtetër fitorja për të shpresuar në kualifikimin e mundshëm.
Shqipëria U-17, ka qenë e kujdesshme në veprimet e saj, duke e mbajtur sa më larg kundërshtarin nga zona e saj dhe duke tentuar të godasë në befasi kundërshtarin. Në minutën e 39, Micani ka shpërthyer duke arritur të shënojë golin e avantazhit për ekipin tonë kuqezi. Me këtë rezultat, mbyllet pjesa e parë.
Ashtu siç pritej, pjesa dytë ishte edhe më e fortë për shkak se uellsianët, kërkonin me këmbëngulje që të përmbysnin rezultatin. Dy minuta pas fillimit të kësaj pjese, Evans barazon për Uellsin dhe gjithçka nis nga e para. Përpjekjet e skuadrës vendase për të shënuar golin e avantazhit, mbeten deri në fund të kota.
Kjo sepse ekipi kuqezi, i drejtuar nga Xhemal Mustadanagiç, ka zhvilluar ndeshjen më të mirë të këtyre eliminatoreve. Deri në fund rezultati i takimit mbeti 1-1. Në Elite Round, u kualifikuan Holanda dhe Zvicra. Ndeshjen e fundit, holandezët mundën thellësisht zvicerianët me rezultatin 4-1.
Renditja e Grupit 1:
1. Hollanda 3 2 0 1 10-3 6
2. Zvicra 3 2 0 1 4-4 6
3. Uellsi 3 1 1 1 3-3 4
4. Shqipëria 3 0 1 2 1-7 1
22.10.2015
Hollandë – Uells 1-2
Zvicër – Shqipëri 2-0
24.10.2015
Shqipëri – Hollandë 0-5
Zvicër – Uells 1-0
27.10.2015
Hollandë – Zvicër 4-1
Uells – Shqipëri 1-1
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com