Shqipëria zbret dy pozicione në renditjen e Fifa-s publikuar gjatë ditës së sotme. Kjo renditje ka reflektuar ndeshjet e Kombëtareve luajtur në muajin nëntor. Shqipëria renditet në vend të 38-të në renditjen e muajit dhjetor duke zbritur dy pozicione pasi në renditjen e muajit nëntor mbante vendin e 36-të.
Skuadra e drejtuar nga De Biasi ka grumbulluar 746 pikë. Në nëntor kuqezinjtë zhvilluan dy ndeshje miqësore ndaj Kosovës e Gjeorgjisë të cilat i barazuan në shifrat 2-2.
Renditjen e Fifa-s vijon ta kryesojë Belgjika e ndjekur nga Argjentina e Spanja.
/Shqiptarja.com