/ATSH-Gjergji Mima/ - Shqipëria dhe Greqia do të nxisin realizimin e shumë marrëveshjeve në proces, që do të përkthehen në përfitime të ndërsjella për të dy vendet, në fusha të tilla si, turizmi, bujqësia, arsimi e kultura etj.
Kjo u diskutua në takimin që Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qirjako Qirko, pati me homologun e tij grek, Ambasador Anastassis Mitsialis, në kuadër të bisedimeve në nivel sekretarësh të përgjithshëm të Ministrive të Punëve të Jashtme ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë.
Përfaqësuesit e lartë të diplomacisë vlerësuan nivelin e shkëlqyer aktual të marrëdhënieve mes dy vendeve, trendin pozitiv të kohëve të fundit për të kërkuar, gjetur dhe elaboruar zgjidhje me interes të ndërsjellë, si dhe frymën e mirëkuptimit në një bashkëpunim që ka prodhuar rezultate të dukshme me përfitim dhe në dobi të shtetasve të të dy vendeve.
Në këtë aspekt, u vlerësua arritja e marrëveshjes mes dy Ministrave të Jashtëm në maj të këtij viti për çështjen e toponimeve, që i mundëson mijëra qytetarëve shqiptarë lëvizjen e lirë në shtetin grek.
Gjithashtu, sekretarët e përgjithshëm Qirko dhe Mitsialis shprehën mbështetjen për avancimin e punës dhe aktivitetit të disa komisioneve të përbashkëta në nivel ekspertësh mes dy vendeve, një punë e nisur me sukses këtë vit dhe që nevojitet të thellohet drejt rezultateve të prekshme në fusha konkrete të bashkëpunimit.
Homologët u dakorduan mbi domosdoshmërinë për të nxitur realizimin e shumë marrëveshjeve në proces, që do të përkthehen në përfitime të ndërsjella për të dy vendet, në fusha të tilla si, turizmi, bujqësia, arsimi e kultura etj dhe siguruan për angazhimin e institucioneve përkatëse për t'i kontribuar në vijimësi ndërtimit dhe forcimit të marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.
/Shqiptarja.com