Shqipëri, Investimet e huaja 2014
"Kryesojnë Greqia dhe Kanadaja"
Ndonëse që nga 2008 shteti Helen është zhytur në një krizë të thellë borxhesh, bizneset greke nuk kanë ngurruar të investojnë në Shqipëri. Statistikat e fundit të Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se Greqia ka stokun më të madh të investimeve të huaja në Shqipëri, në vitin 20014, me 1.16 miliardë lekë, në rritje prej 7% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Holanda kalon në vendin e tretë, Austria në të katërtin; dyfishohen investimet nga SHBA-të, rriten ndjeshëm ato nga Qipro…
Ndonëse që nga 2008 shteti Helen është zhytur në një krizë të thellë borxhesh, bizneset greke nuk kanë ngurruar të investojnë në Shqipëri. Statistikat e fundit të Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se Greqia ka stokun më të madh të investimeve të huaja në Shqipëri, në vitin 20014, me 1.16 miliardë lekë, në rritje prej 7% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sektori që mban peshën kryesore në këto investime është telekomunikacioni (AMC dhe Vodafone figurojnë si kompani me kapital grek). Sektorë të tjerë janë industria përpunuese, me 44 milionë euro stok investimesh, tregtia me shumicë, pasuritë e patundshme etj.
Kanadaja ka vijuar të jetë shteti i dytë më i madh, përsa i përket stokut të investimeve të huaja të realizuara në Shqipëri, me 775 milionë euro. Megjithatë, në 2014-n ky stok ka shënuar një rënie prej 5.3%. Kontribuesi më i madh në investimet kanadeze është Bankers Petroleum, i përqendruar në industrinë nxjerrëse.
Italia, ndonëse është partneri kryesor tregtar i vendit, sidomos eksporteve, është investitori i tretë më i madh në vend, me 526 milionë euro, rritje 3.5% në 2014-n. Këtu rolin kryesor e luan industria përpunuese (tekstile e këpucë), me 122 milionë euro; ndërtimi 22 milionë euro; pasuritë e paturndshme janë rritur nga 50 në 60 milionë euro.
Holanda ka kaluar në vendin e katërt në 2014-n, me 505 milionë euro dhe rritje 30%, pas investimeve për ndërtimin e HEC-it të Devollit nga kompania Starcraft.
Austria ka zbritur në vend të katërt, pasi stoku i saj i investimeve ka rënë me 17%, në 357 milionë euro, i ndikuar nga strategjia e bankës Raiffeisen për të ulur ekspozimin e saj në Shqipëri.
Gjermania është vetëm investitori i shtatë, me 126 milionë euro dhe rritje 6%. Investitorët gjermanë kanë qëndruar “larg” tregut shqiptar, ndërsa kanë qenë shumë më aktivë në vendet e tjer të rajonit, si Serbia, Maqedonia etj.
Në vitin 2014 ka pasur një rritje të ndjeshme të investimeve nga Qipro, me 36% në 116 milionë euro, ndërsa janë dyfishuar investimet nga SHBA, në 88 milionë euro./MONITOR/
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4506
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45