Takimi i miqësisë përkon me ditën kur Italia merr drejtimin 6-mujor të Presidencës së Bashkimit Europian.
“Më mirë vonë se sa kurrë”- kështu e nisi fjalën e tij kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se kjo mbledhje është e dobishme, na bashkon mes dy vendeve , edhe pse deti na ndan.
“Një falënderim i takon një ambasador, Gaianit i cili përmbushi një boshllëk”-tha Rama duke kërkuar mirëkuptimin të mos falënderonte Bregun, por Artan Gaçin, i bindur se ambasadori Gaiani do falënderojë Bregun më mirë.
“Nuk do të mund të bëjmë aq sa duhet nëse nuk duhet të jemi aq ambiciozë në arritje me njërit-tjetrin. Shpresoj që ky grup miqësie të mos jetë një miqësi virtuale por të bëhet ura e arritjeve.”
Në fjalën e tij Rama ka shprehur kënaqësinë që të bëhet pjesë e grupit të miqësisë me Italinë nëse nuk ka ndonjë rregull që e pengon kryeministrin të marrë pjesë.
“Nëse përfshirja ime do të ndihmonte, për mua kjo do të ishte kënaqësi e posaçme.”-tha Rama.
Ambasadori italian Massimo Gaiani në fjalën e tij u shpreh se ndihet i lumtur që marrja e drejtimit të presidencës së BE-së nga Italia në këtë gjashtë mujor përkon edhe me marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë në Bashkimin Europian
“Italia do të përpiqet që gjatë kryesimit të Bashkimit Europian të bëjë ç’është e mundur përsa i përket zgjerimit të Bashkimit Europian të vendeve të Ballkanit Perendimor. Uroj gjithashtu që në përfundim të këtij 6 mujori kryesimi të jenë arritur suksese në përparim të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e kryesisht të Shqipërisë.”-tha Gaiani.
Italia do të përpiqet që gjatë kryesimit të Bashkimit Europian të bëjë ç’është e mundur përsa i përket zgjerimit të bashkimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe uroj gjithashtu që në përfundim të këtij 6-mujori kryesimi të jenë arritur suksese në përparim të vendeve të Ballkanit perëndimor, e kryesisht të Shqipërisë.
Kryetarja e grupit të miqësisë, deputetja e PD Majlinda Bregu vlerësoi mbështetjen e Italisë që ka qenë në krahë të të gjitha aspiratave të shqiptarëve, sidomos për marrjen e statusit kandidat.
Grupi i miqësisë do të sjelli një kontribut shumë të vlefshëm në fuqizimin dhe thellimin e marrëdhënieve ekonomike, kulturore dhe sociale, theksoi nënkryetari i grupit të miqësisë, deputeti i PS Artan Gaçi.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)