Shqipëri-Itali-Mali i Zi, vijon
aksioni për kapjen e gomones 

Shqipëri-Itali-Mali i Zi, vijon<br />aksioni për kapjen e gomones <br /><br>
Policia shqiptare në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe malazeze vijojnë aksionin për kapjen e gomones, e cila arriti që t’i shpëtonte mbrëmë ndjekjes disa orëshe. Gomonia rreth 3 m e gjatë, me dy motorë dhe tre persona në bord, e nisur nga Vlora, është ndjekur në det të hapur nga Forca Detare shqiptare dhe Forcat e Armatosura mbrëmë.  

Gomonia është konstatuar rreth dje orës 13:50 që lëvizte me shpejtësi në drejtim të Mezo-kanalit, Sazan, ndërsa në zonën e Karaburunit policia ka gjetur të fshehur rreth 28 kg kanabis, të fshehur midis shkëmbinjve.

Dyshohet se gomonia do ngarkohej me lëndë narkotike, pasi nga pamjet filmike të policisë në bord duken bidona plastikë dhe pjesa tjetër bosh. Pas konstatimit në det të hapur, policia ka kërkuar ndihmën e FA për kapjen e gomones.

Menjëherë operacionit i janë bashkuar anija "Oriku" dhe helikopteri i FA, "Cougar", të cilët kanë ndjekur në ujërat neutrale për rreth 1 orë gomonen që lëvizte me shpejtësi. Policia bën të ditur se pavarësisht ndjekjes, gomonia me tre persona në bord ka humbur gjurmët në drejtim të brigjeve malazeze.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka