Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër (e mërkurë) në 20:45 miqësoren me Italinë, duel që zhvillohet në "Arenën Kombëtare" në Tiranë. Këtë sfidë UEFA ia ka besuar arbitrave shqiptarë nga Kosova. Genc Nuza do jetë kryesor në këtë duel, teksa ndihmësa të tij do jenë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, gjyqtarë të Superligës kosovare.
Arbitër i katërt do jetë Juxhin Xhaja nga Shqipëria. Intersi për këtë sfidë është maksimal, për vetë lidhjet që tifozët shqiptarë kanë me futbollin italian. Përpara ndeshjes, kryesori Nuza është shprehur i emocionuar për një event të tillë. "Jam i emocionuar, një ëndërr që bëhet realitet të drejtoj një ndeshje të tillë", tha Nuza për mediet në Kosovë.