Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë për Xhevahir Fishtin dhe Medat Hasanin.

Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë nga " arrest me burg " në "arrest shtëpie" për këta persona pasi dyshohen se po përgatisnin një sulm terrorist në ndeshjen e kombëtares shqiptare në përballjen me klombëtaren e Izraelit.

Këta persona akuzohen për  përgatitjen e  një sulmi të mundshëm  terrorist në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Izraelit, ndeshje kjo e luajtur në stadiumin Elbasan Arena, e vlefshme për eliminatoret e Rusi 2018.

Ndeshja mes Shipërisë dhe Izraelit është luajtur  me 12 nëntor 2016  në orën 20:45, në stadiumin "Elbasan Arena". Kjo ndeshje u cilesua si një përballje e frikshme, pasi në rrugë operative institucionet ligjzbatuese kishin siguruar informacion se  kjo ndeshje mund të ishte një objekt sulmi terrorist. Ndeshja përfundoi në avantazh të Izraelitëve me rezultatin  0-3.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com