Shqipëri-Izrael, "Marça": Kjo
penalltia më e çuditshme e vitit

Shqipëri-Izrael, penalltia më e çuditshme e vitit">
“Penalltia më e çuditshme e vitit”. Kështu e quan e përditshmja spanjolle, “Marca”, penalltinë e dytë në ndeshjen Shqipëri-Izrael.

Bëhet fjalë për penalltinë e pjesës së dytë,e  cila erdhi pas një gjesti anti-sportiv të portierit Berisha. Loja ishte duke vazhduar kur arbitri kryesor i ndeshjes, një turk i natyralizuar në gjerman, Deniz Aytekin u sinjalizua nga asistenti i tij për atë çfarë kishte ndodhur në zonën tonë dhe pa u menduar dy herë i tregoi kartonin e kuq portierit shqiptar dhe akordoi penallti për ekipin mik.

Ky episod është konsideruar edhe nga mediat e huaja si tepër i dyshimtë dhe një veprim i pazakontë i arbitrit turk.

Por izraelitët nuk mundën të shënon pasi penalltia u prit nga portieri i dytë i kombëtares, Alban Hoxha. Pas këtij vendimi, arbitri e la Shqipërinë me 9 lojtarë në fushë. 

Shqipëri-Izrael u mbyll në shifrat 0-3 duke shuar thuajse përfundimisht ëndrrat e kuqezinjëve për një kualifikim të mundshëm në “Rusi 2018", ndërsa në pikëpyetje është edhe vendi i tretë, objektivi i radhës i kuqezinjve në këto kualifikuese. 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve