TIRANË - Shqipëria dhe Kosova do të rrisin bashkëpunimin për procesin e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë dhe Kosovës.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi u takua me Kryetaren e Komisionit të Integrimit Europian të Kuvendit të Kosovës, znj. Teuta Sahatqija.
Burime nga amabsada e Shqipërisë në Kosovë u shprehën se, 'në takim u diskutua për rritjen e bashkëpunimit me homologët shqiptarë lidhur me procesin e integrimit euroatlantik të Shqipërisë dhe Kosovës'. /ATSH/