Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Samitin për Ballkanin që zhvillohet në Bruksel, organizuar nga Komisioni Europian.
Në kuadër të këtij Samiti, kryeministri Rama është takuar me kryeministrin e Malit të Zi, Milo ?ukanovi?, me të cilin diskutoi rreth projektit të autostradës Adriatiko Joniane, që lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe Greqinë.
Dy kryeministrat diskutuan dhe mbi projektet e përbashkëta në fushën e turizmit, sidomos në zonën e liqenit të Shkodrës dhe lumit Buna.
"Në takimin dypalësh me Kryeministrin e Malit të Zi, Milo ?ukanovi?, për projektet e përbashkëta të ndërlidhjes infrastrukturore dhe zhvillimit ekonomik", shkruan Kryeministri Rama në rrjetin social 'Facebook" pas takimit. /atsh/