Biznese nga Shqipëria dhe Serbia morën pjesë te premten në një takim të përbashkët rajonal që u organizua në qytetin e Tiranës, me iniciativën e institucioneve financiare që operojnë ne tregun bankar te dy vendeve.
Në fokus të takimit "Business to Business" ishte nxitja dhe zhvillimi i marrëdhënieve rajonale të biznesit midis klientëve të bankave të cilët operojnë në Shqipëri dhe Serbi.
Të pranishëm në takim ishin rreth 80 biznese, nga industria e ushqimit, të sektorëve të prodhimit, shpërndarjes, ashtu edhe shërbimit. Nisur nga potenciali i aktivitetit dhe nevoja për produktet që këto biznese prodhojnë, çdo njërit nga të pranishmëve i u referuan biznese nga Shqipëria dhe Serbia, potencialë për krijim lidhjesh të reja partneriteti midis tyre.
Tashme institucionet bankare që operojnë suksesshëm në të gjitha vendet e rajonit dhe të specializuara në mbështetjen të bizneseve, po shohin ndërmarrjen e këtyre iniciativave bashkëpunimi rajonal, bazuar në rëndësinë e vendosjes së kontakteve të reja si pjesë esenciale e zhvillimit të bizneseve.
Shumë nga të pranishmit lidhën kontakte me biznese me interes për ta, duke hedhur bazat për ndërtimin e një marrëdhënie konkrete. Gjithashtu vlen për tu përmendur interesi i lartë që u tregua për bizneset e pranishme, gjë që vijoi më pas me vizita në disa nga bizneset e pranishme në takim për të lidhur dhe marrëveshje konkrete biznesi midis me to. Rezultatet e këtij takimi demostruan se interesi për prodhimet të këtyre vendeve është i lartë, gjë e cila përkthehet në mundësi reale biznesi midis këtyre vendeve.
/atsh/
/Shqiptarja.com