Në 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se forca politike që drejton ka dhënë kontribut për integrimin në këtë aleancë.
"10 vite më parë, më 1 prill 2009, Shqipëria shënoi ngjarjen më të rëndësishme në historinë e saj moderne, anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut Verior. Sot është dita për të shprehur mirënjohje të veçantë për aleatin tonë strategjik, SHBA, i cili ka qenë mbështetja vendimtare për aftësimin dhe antarësimin e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.
Antarësimi në Aleancë e rreshtoi Shqipërinë mes kombeve të tjera partnere që kontribojnë dhe garantojnë sigurinë kolektive, në funksion të paqes dhe zhvillimit në zonën Trans-Atlantike dhe përtej saj. Në këto 10 vite, si anëtare e NATO-s dhe pjesë e misioneve të saj paqeruajtëse, Shqipëria ka dhënë kontribute si kurrë më parë.
Forca e Aleancës sot qëndron jo vetëm në kapacitetet e jashtëzakonshme ushtarake e strategjike që ajo zotëron, por para të gjithash në vlerat e demokracisë, të të drejtave të njeriut dhe tregut të lirë, vlera mbi të cilat janë ngritur gjithë sistemet politike të vendeve anëtare.
Prandaj, lufta në mbrojtje të vlerave të demokracisë, të të drejtave të njeriut dhe tregut të lirë, është përpjekje sublime për të forcuar NATO-n, si organizata më e fuqishme politiko-ushtarake që ka njohur njerëzimi. Si kryetare e LSI-së, dëshiroj të vlerësoj gjithë kontributin që ka dhënë kjo forcë politike për antarësimin e Shqipërisë në NATO dhe në marrëdhëniet me të, si dhe të garantoj për vazhdimësinë në rritje të këtij kontributi në të ardhmen" deklaron Kryemadhi.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.9%
-
I keq
21.5%
-
As i mirë as i keq
33.5%
Vota total: 970
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor, 19:26
-
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
17 Dhjetor, 11:29
-
Iu sekuestruan vilat, Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Më thanë dil nga shtëpia, do jetoj në çadër
16 Dhjetor, 12:45
-
VIDEOLAJM/ Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Kështu e ka jeta
16 Dhjetor, 10:01
-
VIDEO - Monika Kryemadhi në GjKKO, shpërthen ndaj gazetarëve: Na e morët shpirtin! S’na latë rehat me marr frymë
13 Dhjetor, 13:36
-
I sekuestruan vilat tek 'Kodra e Diellit' Kryemadhi me vajzën Borën në Apelin e GJKKO-së, zbulohet arsyeja
11 Dhjetor, 14:36
-
A do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Meta para SPAK? Kryemadhi: S'merrem më me politikë do bëhem ndihmës avokate! Apelon sekuestron e vilave
2 Dhjetor, 11:58
-
Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës
24 Nëntor, 12:13
-
Kushërira e Kryemadhit shkon në gjykatë për të mbrojtur të birin, Ardian Kona: Është ‘viktimë’ ka firmosur pa dijeni për 13 mijë metra katrorë tokë në Gjirin e Lalzit
22 Nëntor, 13:13
-
Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, 'arrest me burg' ish-kreut të Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona i afërm i Monika Kryemadhit
22 Nëntor, 11:35
-
Spahiu: Meta dhe Monika duhet ishin larguar vetë nga politika në 21 Janar pas videos me Dritan Priftin
20 Nëntor, 17:56
-
Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, me letra false, arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona, i afërm i Kryemadhit! U zbulua nga përgjimet (EMRAT)
20 Nëntor, 16:38
LSI ka kontribuar edhe per shume gjera te tjera me te dyja partite..... apo ske kohe ti permendesh te gjitha. LSI ka kontribuar edhe ne kinematografi me lilin personazh kryesor neper video....
PërgjigjuYyyyyyyyyyt katnare!
Përgjigjucudi kur shkoj kete shikoj kufome
Përgjigju