Shoqata Botërore e Shefave të Kuzhinës, u mikprit nga Shoqata Shqiptare e Turizmit-ATA- në një nga hotelet tona bregdetare, ku u fol për menaxhimin kulinar dhe u shkëmbyen përvoja në këtë fushë.
Në takim morën pjesë përfaqësues të shoqatave të vendeve të Ballkanit që aderojnë në WACS, si edhe Drejtori Kontinental per Europen Jugore Domenico Maggi.
Nikolay Baratov i Shoqatës Ruse të Kulinarisë, Vuksan Vuko Mitrovic i Shoqatës së Shefave të Malit të Zi, Zeljko Neven Bremec i Shoqatës së Shefave të rajonit të Mesdheut dhe Europës (Kroaci) dhe Iztok Legat i Shoqatës Sllovene të Shefave të kuzhinës janë të gjithë përfaqësues të jurisë së konkursit rajonal të shefave organizuar ditët e fundit në Mal të Zi.
Të gjitha këto vende janë anëtarë të WACS e cila numëron 150 shtete anëtare.
Përfaqësuesi i WACS për Europën Jugore Maggi, inkurajoi aderimin e Shqipërisë në një organizatë të tillë të përmasave botërore qëllimi i të cilës është rritja e kapaciteteve dhe përmirësimi i standarteve të këtij profesioni.
Kjo iniciativë e Sektorit të Bareve dhe Restoranteve në ATA gjeti mbështetjen e biznesit turistik të vendit tonë./atsh/
/Shqiptarja.com